• |
ide | kryesore

Nuk është koha për panik – performanca e Liverpool ka pësuar rënie, por Klopp ka besim të plotë te lojtarët e tij

Sport



Janë tri humbje në katër ndeshje për drejtuesit e Premier League, Liverpool. Atletico Madrid “i mbyti”, Watford i befasoi dhe Chelsea i ndëshkoi. Të Kuqtë kanë pësuar tetë gola në katër ndeshjet e tyre të fundit, dhe dështuan të shënojnë në tre prej tyre.

Pas takimit ndaj Chelsea në FA Cup, në një konferencë për shtyp, Jurgen Klopp refuzoi të kapet nga paniku dhe të ndezë alarmin pas dy humbjeve të Liverpool në më pak se një javë: “Humbja e 2-0 nuk është e mirë”, tha trajneri pas lojës. “Ne bëmë shumë gabime në finalizim. Ky është futbolli, por mua më pëlqeu reagimi i ekipit. Ishte një ndeshje shumë intensive, të dy skuadrat po vraponin si të çmendura. Ne patëm momentet tona dhe kishim shanse, por ne e dimë se çfarë është, një lojë në transfertë te Chelsea. Chelsea dha gjithçka në mbrojtje, ishte një ndeshje shumë fizike dhe ne nuk arritëm të shënonim ”.

“Duhet të pranojmë se në ndeshjet e fundit pranuam shumë gola, por në situata të ndryshme, kështu që nuk mund t’ju them se është kjo apo ajo që nuk shkon me këtë. Unë nuk shqetësohem për dinamikën, është diçka që mund ta rikuperojmë. I tillë është futbolli, nuk e kemi menduar kurrë se do të ishte gjithmonë e lehtë. Kundër Ëatford luajtëm keq, por jo këtë të martë, kështu që unë nuk shqetësohem për performancën. Nëse bëjmë gabime, humbasim. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, nuk është çështje fati, por gjithçka duhet ta marrim në mënyrën e duhur. Nuk janë tre javët më të mira të të gjithë sezonit, por është një shans për t’i bërë tre javët e ardhshme më të mirat dhe ky është plani”, përfundoi trajneri i Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *