• |
ide | kryesore

Plas “bomba” në F1, rebelohen 7 skuderi: Mercedes udhëheq luftën kundër Fia e Ferrari

Sport



Formula 1 është kaos të plotë e jo për faj të koronavrius. ‘Bomba’ që shpërtheu me pozicionimin e 7 nga 10 skuderitë e Cirkusit të Madh ka goditur plotësisht Fia e Ferrari. Në një komunikatë me firmat e shtatë nga 10 skuadrat e F1, të udhëhequra nga Mercedes, akuzohet Federata ndërkombëtare e automobilizmit për akordin “sekret” me skuderinë e Maranello, pas kaosit të power unit të vitit të kaluar. Madje, skuadrat në fjalë kërcënojnë edhe me veprime legale. Protesta është ushtruar nga Mercedes, McLaren, Racing Point, Red Bull, Renault, Scuderia AlphaTauri e Williams.

KOMUNIKATA E 7 SKUADRAVE
“Shtatë skuadrat, firmat e të cilave janë vendosur mbi këtë komunikatë, ndihen të befasuara e të tronditura nga komunikata e lëshuar nga FIA të premten në 28 shkurt në lidhje me mbylljen e hetimeve të bëra për Power Unit të Skuderisë Ferrari. Rregulluesi i një sporti ndërkombëtar ka përgjegjësinë për të vepruar me standardet më të larta të integritetit e transparencës. Pas muajsh hetimesh të bëra nga FIA në lidhje me cështjet e ngritura nga skuadrat e tjera, kundërshtojmë me forcë faktin se është arritur një akord konfidencial mes FIA e Ferrari në mbyllje të kësaj historie. Duam të nënvizojmë se do të vazhdojmë impenjimin tonë për të bërë qartësi në mënyrë përfundimtare mbi këtë temë për të garantuar që gjithë pjesëmarrësit në këtë sport të trajtohen në mënyrë të barabartë e korrekte. E bëjmë edhe me përgjegjësinë kunddrejt tifozëve e të gjithë palëve të interesuara e të përfshira në F1. Për më tepër, kemi të drejtën për të vazhduar veprimin tonë nëpër rrugë ligjore, duke iu drejtuar gjykatave kompetente”.

Javën e kaluar Fia kishte njoftuar mbylljen e hetimeve mbi power unit të Maranello, që u hapën pas akuzave të Verstappen në rastin e GP në Austin. Në atë komunikatë, u fol për një akord pa zbuluar përmbajtjen. “FIA komunikon që, pas hetimit të detajuar teknik, ka mbyllur analizën e saj të funksionimit të power unit të Formula 1 të Skuderisë Ferrari e ka arritur një akord me skuadrën. Specifikat e akordit do të mbeten mes palëve. FIA e Skuderia Ferrari kanë konkorduar një seri impenjimesh teknike që do të përmirësojnë monitorimin e të gjithë power unit të Formula 1 për sezonet e ardhshme të kampionateve, përvec se e ndihmon FIA në detyra të tjera normativë në Formula 1 e në aktivitetet e kërkimit mbi emisionin e karbonit”, ishte shkruar në komunikatën e Fia-s. E kjo natyrisht ka tërbuar konkurencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *