• |
ide | kryesore

Superiore/ Tirana, arratisja kalon nga Vlora: gjashtë skuadra përplasen për Europën

F1, Sport



Titulli, si dhe një vend në Europë: të gjitha diskutohen në javën e 25 të Superiores, mesjava e të cilës premton shumë, të paktën sa i përket renditjes. Objektiva në lojë, sepse për të tjerat (rënia nga Kategoria dhe zona playout, duken tashmë të vendosura).

Sipari hapet në Laç, ku vendasit do të përsërisin betejën e Kupës, edhe një herë e vlefshme për Europën, kundër Bylis. Skuadra e Dovedan nuk ka fituar asnjëherë në kampionat në 2020 e do të ëkrkojë ta bëjë në transfertën delicate me bardhezinjtë. Pas suksesit të fundit me Flamurtarin, kurbinasit kërkojnë të imponohen në shtëpi, për të mbajtur larg pretendimet e Partizanit e Teutës.

Pikërisht kjo dyshe do të përplaset në kryeqytet, në një sfidë që për të kuqtë do të vlejë kurimin e lëndimeve të marra në derbin kryeqytetas, ndërsa për durrsakët (në rast fitore) një hap i rëndësishëm drejt një vendi në Europë. Sormani do të duhet të bëjë pa Bitrin, me shpresën se Boldor ka rikuperuar, porn ë anën tjetër skuadra është e konsoliduar dhe paravësisht traumës psikologjike të duktuar nga 5-1 me Tiranën, ka tërbimin e duhur për tu kthyer tek fitorja.

Debuton Orges Shehi në pankinën e Kukësit, me teknikun që do të kërkojë të ndryshojë trendin e minutave të fundit, fatale për Kukësin dhe Duron, por edhe të vihet pa humbur kohë në ndjekje të Tiranës kryesuese. Një ndeshje kundër një skuadre si Vllaznia nuk mund të jetë asnjëherë e lehtë, në kohën kur kuqeblutë e Jonuz arrijnë të transformohen gjithnjë pas zhgënjimeve dhe ajo humbje me Skënderbeun është e tillë. Shkodranët duan të mos e quajnë të mbyllur cështjen e playout, por kanë nevojë të fitojnë për të mos e komplikuar më shumë, me Skënderbeun që ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Luftëtarit.

Ka mundësinë më të mirë të nisë shkëputjen Tirana, duek shpresuar në një ndalesë tjetër të rivalëve direct. Në fakt Kukësi, Partizani e Laci kanë ndeshje delicate, ndërsa bardheblutë pasi kanë shkuar në 12 ndeshje pa humbje radhazi, 11 nga të cilat fitore, nuk duket se mund të impenjohen në shtëpi nga Flamurtari i vendit të fundit.

JAVA E 25
Laçi 14 : 00 Bylis
Skënderbeu 17 : 00 Luftëtari
Kukësi 17 : 00 Vllaznia
Partizani 17 : 00 Teuta
Flamurtari 17 : 00 Tirana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *