• |
ide | kryesore

‘The Misanthrope Society’, lokali për ata që urrejnë njerëzimin (FOTO)

F1, Stil



I fshehur në një rrugicë qorre, një skelet qëndron në një stol me një gotë vere dhe një cigare pranë një citimi të Franz Kafkës: “Ka një sasi të pafundtë shprese në univers, por jo për ne.”

Në këtë mënyrë ju fton lokali “The Misanthrope Society” të hyni brenda.I gjendur në Taipei, Taivan, lokali shërben koktejle kreativë, humor të zi dhe një mospëlqim ndaj qenieve njerëzor.

Koktejlet e tij të quajtur “Çaji i ishullit me fantazma”, “Kafkaesque” apo “Jo Më Human” tregojnë qartësisht për natyrën e lokalit.
 Nëse porosit koktejlin e quajtur “Fjalët e Fundit” do të të kërkohet që të shkruash në një copë letër çfarë do të thoje ti në shtratin e vdekjes, për tu bashkuar në me ato të klientëve paraardhës. Vetë lokali karakterizohet nga humori i zi dhe dekori po i tillë. Mure të zeza, një menu e zezë, pjata të zeza, madje dhe pula e skuqur është e zezë, pas marinimit me recetën tradicionale taivaneze. Nëse ende nuk e keni kuptuar, në mur shkruhet “Ferri janë njerëzit e tjerë.”, citimi i famshëm i Jean-Paul Sartre. Pronari i lokalit vendosi ta hapte atë pas problemeve të tij me depresionin, si një vend ku klientët mund të vijnë dhe të mos gjykohen për inatin, pakënaqësitë që ata kanë me botën.

Ai ofron gjithashtu libra psikologjie, autobiografi dhe romane për episode të errëta në jetët e njerëzve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *