• |
ide | kryesore

Video/ Hidi ‘terrorizon’ Bylis: tjetër gafë e portierit e nxjerr të mundur nga Laçi

F1, Sport, Video



Laç merri fitoren e tretë radhazi, duke thelluar krizën e rezultateve të Bylis, asnjëherë fitues në kampionat në 2020, në 8 takime të luajtura. Dovedan e ka humbur prekjen magjike, jo se Bylis nuk performon mirë, por sepse tani episode e ndëshkojnë rregullisht, atë dhe Hidin, që sic duket ndjen ende gabimet e bëra kundër Partizanit dhe peshën e penalltisë së humbur me Flamurtarin. E këtë herë tekniku nuk mund ta mbrojë më kapitenin e tij, që edhe në pikën e bardhë të penalltisë nuk u paraqit vetë, në barazimin provizor të ballshiotëve: “Normalisht më vjen keq që nuk e fituam sfidën, në një ndeshje që e humbëm në këtë mënyrë, për shkak të dy golave të pësuar në atë mënyrë nga një portier që e dimë se kush është. Ndoshta nga ndeshja e radhës do i besoj portierit tjetër, pasi u bënë disa ndeshje me këto gabime. Hidi është portier shumë i mirë, por nuk po e kuptoj se çfarë ka ndodhur me atë këtë muaj” përfundoi Dovedan.

E të mendosh që pas një pjese të parë ritmike, gjërat për Cungun nuk u dukën mirë: Nuabueze doli nga fusha në të 52 i zëvendësuar nga Vecaj, por pikërisht kalimi në qendër të sulmit i Grecës ndryshoi krejt sistemin e lojës së Lacit dhe prishi konceptin e Bylis. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 56′ duke ndjekur me instikt goditjen e Xhixhës të grushtuar nga Hidi, që i hapi krejt portën Grecës.

Bylis nuk është nga ato skuadra që dorëzohen në vështirësinë e parë dhe barazinë e vendosin pas vetëm 7 minutash, kur Gjoni mbajti hapur dorën, duke shkaktuar penalltinë me të cilën Mozzone fiksoi 1-1, që krijoi idenë se mund të përmbyste situatën. Por 4 minuta nga fundi, në një tjetër dalje aventureske të portierit të Bylis, që nuk po kalon momentin e tij më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *