• |
ide | kryesore

7 seriale me protagoniste gratë

Paparazzi, Slider



Fleabag

Phoebe Waller-Bridge në rolin e Fleabag, një grua e zgjuar, por ironike, seksualisht aktive që përpiqet të kalojë humbjen e një njeriu të dashur. Phoebe është autorja dhe skenaristja e gjithë serialit dhe do ta dashuroni që në 10-minutëshin e parë.

2. Big Little Lies

Në një qytet të paqtë bregdetar, zbardhet e vërteta e errët që fshihet pas jetëve perfekte të një grupi nënash. Seriali analizon dhunën në familje, përdhunimin, mëmësinë etj.

3. The Handmaid’s Tale

Në të ardhmen e afërt, gratë fertile detyrohen të lindin fëmijë për të ruajtur vlerat e qeverisë fetare dhe totalitariane që ka pushtuar Shtetet e Bashkuara.

4. The Marvelous Mrs Maisel

Në vitet 1950, Miriam “Midge” Maisel është shtëpiakja perfekte: ka një bashkëshort, dy fëmijë dhe një shtëpi të bukur. Gjithçka ndryshon kur burri e lë papritur. E detyruar të përshtatate, Midge zbulon se është e talentuar në komedi dhe e kthen në karrierë.

5. The Good Wife

Pas i shoqi u përfshi në një skandal seksual dhe në afera korruptive, Alicia Florrick i rikthehet karrierës si avokate.

6. Orange Is The New Black

Piper Chapman dënohet me 15 muaj burg për një krim që kreu dhjetë vite më parë. Pas hekurave, ajo duhet të kuptojë hierarkinë e të burgosurve dhe realitetin e jetës në qeli.

7. GLOW

I vendosur në vitet ’80, një grup grash bëhen pjesë e një rrethi mundësesh profesioniste të quajtur Gorgeous Ladies Of Wrestling (GLOW) .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *