• |
ide | kryesore

Arrestohet Ronaldinho: falsifikonte pasaportën për të dalë nga Brazili

Sport



Aventurë e shëmtuar për Ronaldinho në Paraguaj. Sipas asaj që referon Ministria e Brendshme e vendit, ish-ylli i Barcelonës e Milan është bllokuar nga policia në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo në Asuncion (ku ndodhej për të prezantuar një program të asistencës shëndetësore falas për fëmijë) së bashku me të vëllain Roberto De Assis me akuzën e zotërimit të një pasaporte false. Pasaporta origjinale e ish-numrit 10 të Selecao i është tërhequr kohë më parë, kur krime ambjentale në Brazil.

Ronaldinho në fakt ka marrë një gjobë të rëndë, gati 2 milionë euro, për shkak të abuzimeve me ndërtimet, disa vjet më parë, me “Reno Construcões e Incorporacões”, në pronësi të tij e vëllait Roberto de Assis Moreira. Ish-kampioni i Barcelonës e Brazilit nuk e ka shlyer detyrimin e për këtë motiv i është tërhequr pasaporta për ta ndaluar të largohet nga Brazili. Sipas avokatit të Ronaldinho, ish-lojtari ka arritur një akord për të paguar gjobën me këste: në realitet, borxhi prej gati 2 milionë euro është krejtësisht për tu shlyer e, për këtë motiv, i janë bllokuar 57 pronat e blera ndër vite.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *