• |
ide | kryesore

Basha letër ambasadores amerikane: Shiko si Rama mbrojti Xhafajn për “Babalen”

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim lidhur me çështjen e shumëpërfolur “Babale”.

Lideri i opozitës i sqaron diplomates amerikane pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të dënuar padrejtësisht, sipas tij vetëm pse publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Në letrën e siguruar nga Top Channel nga burime diplomatike, Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik, por çështja u politizua.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”, thuhet ndër të tjera në letrën e kreut të PD.

Kryedemokrati Basha shpalos edhe shqetësimin për atë që ndodhi me gjyqin e ish deputetit Ervin Salianji.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, shkruan më tej Basha.

Bashkë me këtë letër kreu i PD Basha ka dërguar edhe një material përmbledhës për atë që e quan abuzim pushteti dhe presion politik, që ndëshkoi denoncuesit e një krimi për të mbrojtur autorët e krimit.



7 Comments

  1. Youri erdhi per te zgjidh krizen por gjithcka beri ishte vetem pazari me Ramen per pranimin e rrefugjateve siriane ne kembim te mbeshtetjes pa kushte per te si edhe mbylljes se syve para shkeljeve te panumerta.

  2. Bravo lulush ti kujton se ajo nuk e di se cfare bete ju me babalen ajo dosje sot eshte bere publike dhe i madh e i vogel e ka kuptuar cfare sajuat ju me ndihmen e hajdarmataj me doracin salih luzhen jolldashin dhe ne fund gjykata vendosi salianji me burg

    1. O Lul. Mire ben qe ankohesh. Po pyet dhe njehr salijanin. Qe si ka mundesi qe prova kryesore qe ata trimat ben rregjistrimin, stilolapsi. E deklaruat te humbur??? Si ben vaki or lul??? Po ti me ate stilolaps, e rrezoje ramen, me gishtin e vogel. Dhe juve ju humbe??????

  3. ALFRED LELA DHE MERO GELBAZA BYTHLEPIRES TE EDI RAMES DHE FATMIR XHAFAJ thotë:

    KUR TE DEL ALFRED LELA BYTHLEPIRSI I EDI RAMES DHE FATMIR XHAFAJT DHE TI KERKON FALJE GERON XHAFAJ SE ESHTE NE BURG PER TRAFIKIM DROGE I DENUAR ME VENDIM GJYKATE

  4. Shume e poshter ishte ajo puna e babales. PD do fitonte me shume pike po te distancohej nga autoret dhe te kerkonte falje.

  5. Ky eshte idiot. Ne vend qe te distancohet dhe denoje aktin, shkon e qahet si kalamajte e kopshit. Sala si ka pas bo kurre kto budalliqe as ne pushtet e as ne opozite. Kshu eshte kur heq gjithe figurat e PDs dhe i zevendeson me Sait sprintierin&Co.
    PD duhet ta largoje ket palaco, perndryshe ska per te dale nga opozita.

  6. E cuditeshme si mbrohet nje trafikant nd. Kombetar droge me vella minister rendi.
    Me keq se precedenti Tahiri.
    Nuk behet ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *