• |
ide | kryesore

Bizmesmeni shqiptaro-amerikan kritikon Dua Lipën për përkrahjen e Sanders, ‘Është fëmijë’

Paparazzi, Slider

Dua Lipa ka treguar publikisht se ajo përkrah Bernie Sanders për kandidat nga Demokratët për zgjedhjet e radhës për President në SHBA.

Për këtë përzgjedhje të këngëtares me prejardhje shqiptare me famë botërore, ka reaguar biznesmeni i njohur shqiptar në Amerik, Harry Bajraktari. Bajraktari ka shpërndarë statusin e Lipës, duke aluduar se Sanders është komunist.

 “Është një ditë e trishtuar kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e përkrah Bernie Sandersin. Shqiptarët kanë parë se çfarë i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu kanë përjetuar diskriminimin që ka mbizotëruar në Kosovë nën sundimin e Jugosllavisë socialiste. Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo është fëmijërore”, ka shkruar Bajraktari në reagimin e tij. E në këtë postim ka marrë shumë reagime, nga shqiptarë e amerikanë, duke e akuzuar për mendimin e tij të gabuar duke e krahasuar Bernie Sandersin me Enver Hoxhën.

Harry Bajraktari@HarryBajraktari
 It’s a sad day when Dua Lipa, who doesn’t even live in US, endorses
Bernie Sanders.
Albanians have seen what communism did to Albania. Her parents too
experienced the discrimination that prevailed in Kosovo under
socialist Yugoslavia.
Dua is a great artist, but this is childish. https://twitter.com/dualipa/status/1234860300136075264 
DUA LIPA

@DUALIPA

Dua Lipa ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu