• |
ide | kryesore

Çudia e koronavirusit/ Pse ka prekur gjithë fqinjët dhe jo Shqipërinë?

-Instant, Kryesore



Ndonëse lufta kundër panikut, që u zhvillua tejet më e fortë sesa ajo kundër virusit, ka kthyer disi qetësinë në Shqipëri, në të gjitha vendet fqinje me ne po shtohen dita- ditës rastet me koronavirus. Përpos Italisë që ka mbyllur shkollat dhe ka anulluar ndeshjet e futbollit me tifozë, në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 30. Gjithashtu të gjithë fqinjët tanë ballkanikë si Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Sllovenia, Hungaria nuk i kanë shpëtuar prekjes nga COVID-19.

Edhe sot zëdhënësja e Taskforcës kundër kësaj pandemie, Eugena Tomini tha se në Shqipëri asnjë nga 50 rastet e testuara nuk ka dalë pozitiv. Madje edhe pacientja që ndërroi jetë dje në Korçë, pas një gripi të fortë, ashtu sikurse edhe 4 paraardhëset e saj që kanë humbur jetën nga e njëjta gjë, nuk janë raportuar si të prekura nga virusi i tmerrshëm.

Lexo më tej:

Koronavirusi/ Qeveria do t’a vrasë dhe virusin me propagandë

Prandaj natyrshëm lind një pyetje: A është e mundur që të gjitha vendet rreth nesh të jenë prekur dhe Shqipëria të ketë shpëtuar? A mund të ndodhë kjo kur mendohet se vatra e re e shpërndarjes në mbarë planetin është Italia, me të cilën ne shkëmbejmë pothuajse 5 mijë udhëtarë në ditë (18 linja ajrore dhe katë tragete në ditë)?

Jo më kot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales ngriti pyetjen se ata po e situdiojnë si rast mundësinë se si është e mundur që vendi ynë ka mbetur pa prekur? Lidhur nga debati që po zhvillohet mes Italisë dhe Francës, vendet me mjeksi më pak të zhvilluara e zbulojnë me më shumë vonesë dhe me pasoja më të mëdha kontaminimin. 

Andi Bushati: Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Që kur u pikas në Kinë, në dhjetor, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. Më shumë se 3300 njerëz kanë humbur jetën dhe 95 mijë janë infektuar. Organizata Botërore e Shëndetit e ka deklaruar koronavirusin urgjencë me rëndësi ndërkombëtare.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se virusi, i cili shkakton sëmundjen e njohur si Covid-19, transmetohet nga një njeri tek tjetri përmes piklave- në fjalë të tjera, përmes kollës dhe tështimës ose kontaktit të drejtpërdrejtë.

Në Kinë janë regjistruar më shumë se 80 mijë raste dhe 3 mijë të vdekur.

©Lapsi.al



33 Comments

  1. nuk thoni shyqyr , mos lujtoni se po erdhi ky virus ktu do ndrroj ndonji gje , do vdesin njerez dhe edi rama do jete prap ne krye

    1. nese ne gene kodin gjenetik transpetohet imunitet nga brezi ne brez, shqiptaret per 50vite,kan fituar imunitet ,te sforcuar ndaj gjitha semundjeve virusale shkaku,lollja dhe ushqimi , kurse tani ne demokraci shqiptaret kan nje trajtim tjeter me te kujdeseshem ,por qe ne nuk kemi industry ndotese ,si c I kan vendet tjera,ka dhe shum rrethana tjera qe shqiptaret jan me te qendrueshem dhe rezistues

  2. Sa injorance pafund ka tek keta qe shkruajne. Aq me teper kur per gjera qe as shkenca akoma nuk ka dhene pergjigje perdorin bindjet politike? !?!?! Perpara se tè perdoresh nje fjale duhet tè dishe kuptimin e saj. A di o i shkrete se cfare eshte fjala “Pandemi”?

  3. Naaa hani gomere , hani ferra.. ka plot per te gjithe.
    Jane te fresketa , I shkrujam cdo dite, cdo 3 ore.

  4. Sa të kemi propaganduesin gebelsian ose sh. Ramë, nuk vjen virusi këtu, sepse nuk do gjatosh madhoshi: trupin pyll e mendjen fyell. Edhe pa pati dhjetra të prekur, qeverria është e porositur të thotë me gojën manistriliut se ai ishte grip i zakonshën, se vdekja i erdhi se ashtu qe shkruar, se do të vdiste njësoj, pasi nuk pranoi t’i bashkohej ripjerdhjes së kohëve moderne. Se fajin e kishte vetë, pasi bëri vetëvrasje, se ishte shtatzënë vajza, mësuesja, drejtoresha dhe drejtori. Kështu që flijeni mendjen , kthehuni në krahun tjetër dhe fillojani një gërrhitje lemeritëse që të tremben e qentë e bashkive bashkë me ata që i thonë “rilindasit të madh” : shëndet! ,sa herë nxjerr tym nga vrima e pasme.

  5. Nga ky artikull ngjan sikur jeni merzitur se pse ska ardhur ne shqiperi. Nuk jan te gjitha vendet fqinje qe jan prekur nga virusi, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia psh sjan prekur, se vajtet deri ne Hungari e Slloveni e harruar Kosoven me Malin e Zi. Virusi shume shpejt do vije dhe tek ne e ju do jeni me te lumturit, shpresoj ta provoni te paret…

    1. NUK JEMI TE MERZITUR PSE NUK KA ARDH , DHE SHYQYR QE NUK KA ARDH , POR JEMI TE MERZITUR SE NE ÇDO GJE KETA MAVITE EDHE KETU DUAN TE GENJEJNE .

      1. Kur ti nuk e di si eshte e verteta , si pretendon se ata po genjejne ? Ne kete rast ka 50% shance qe te jesh ti genjeshtari dhe 50% shance te jete qeveria.
        Kesaj i thone te besh politike dhe me lajme te cilat nuk kane fare politike brenda.

        1. Prpopganda më idiote për këtë rast, është kur njerëzit janë të shqetësuar për jetën e tyre e ju thuhet “mos bëni politikë”.
          Kanabizohet e gjithë Shqipëria e nëse dikush e përmend këtë realitet, i thuhet mbylle gojën e mos na bëj politikë.
          Ikin të lemeritur qindra mijë shqiptarë në emigracion nga mungesa e perspektivës për një jetë normale e propoganda qeveritare nuk bën politikë medemek kur ju thotë qytetarëve mos bëni politikë,
          Shohim që “reforma në drejtësi” jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë rezultat në kapje e “peshqëve të mëdhej” të krimit në politikë, por këto peshq janë bërë nga soji më i rrezikshëm i peshkaqenëve, e përsëri mos bëni politikë.
          O shqiptarë !
          Që të mbrosh jetën tënde nga poliikat korruptive e kriminale apo qoftë të pa afta të një qeverie, nuk do të thotë se je qejflli politike.
          Militantizëm të verbër politik bëjnë ata që i servilosen pushtetit, pa u kujtuar se i bëjnë dëm vetes.
          Dëgjova një “mjek specialist” që na thoshte se shqiptarët janë të imunizuar nga koronavirusi, pasi një epidemi e këtij virusi paska shpërthyer në vitet 60-të ?
          Hajde specialist , hajde !
          Tashmë dihet nga pjesa më e madhe e njerëzve në botë, se ky virus nuk ka qeë i njohur e i përhapur tek njerëzit por tek lakuriqët e natës apo gjarpërijtë.
          Ky është një fenomen i njohur.
          Ka pasur e ka viruse apo bakterie të rrezikëshme që zhvillohen tek disa qenie të gjalla, por që tek njerëtit nuk janë zhvilluar.
          Organizmat e gjalla kanë me miliona bakterie e viruse por që nuk veprojnë gjithmonë tek të gjithë njëlloj, në vartësi të imunitetit.
          Për kinezët dihet thënia që kanë “se çdo gjë që ecë, noton apo fluturon mund të hahet”.
          Por pse ky soj virusi që akoma është misterioz u shfaq sot në Kinë ?
          Sepse në vartësi të kushteve të ndryshme atnosferike, sociale e ambientaliste, por edhe higjenike, mund të ndodhë që një virus që zhvillohet vetëm tek disa kafshë, (lakuriqi i natës), mund të pësojë ndryshim (mutacion) kur depërton në organizmin e njeriut e bëhet i rrezikshëm.
          Ka shumë vite që përmenden tek njerëzit epidemi si sëmundja e gjedhit, e pulave , derrave etj..
          Veç sëmundjeve të tilla epidemike, Shqipëria dihet se është një vend i rrezikuar edhe nga tërmetet.
          Që të përmendësh këtë realitet, nuk do të thotë që të përhapësh panik apo “të bësh politikë”, por të vësh në lëvitje qeveritë për të marë masa preventive për ti përballuar dëmet e zvogëluar viktimat

      2. e ti mendon qe me kaq shume syra e lapsa qe ka tek ne po te kishte ardh sdo kishte dal? E po te genjejne mavite e po ta mbajne fshehur??

        1. Për të verifikuar infektimin nga ky virus i panjohur, vështirësi të mëdha kanë edhe shtete të fuqishme si SHBA e Gjermania e viruset nuk mund ti diktojnë sigurisht as “syra e lapsa” por as edhe ai pak personel mjeksor që ka ngelur në Shqipërinë pa laboratore të specializuara.
          Ajo që diskutohet sot në gjithë botën, është se ky virus ka një kohë të gjatë të shfaqjes së simptomave e dhe më e keqja se ka përhapje ngjitëse të lartë nga ajri.
          Ti që bën trimin si militant partiak ndaj lapsave e syve apo cilitdo që jep mendim ndryshe nga ti, një gjë duhet ta kesh të kjartë se me viruset ultra mikroskopike nuk mund të bëjë trimin askush. Ate mund ta kesh marë ti apo ta kem marë edhe unë pakuptuar dhe ja ngjisim familjarëve.
          Nuk pyet virusi se je socialist apo demokrat, je karrocier apo kryeministër, je militant partiak apo lider partie.
          Në Itali është deklaruar pozitiv nga ky grip, edhe kryetari i partisë demokratike Zingaretti apo edhe politikanë të tjerë.
          Pra nuk të mbron nga gripi politika apo propoganda politike, por masat preventive për tu mbrojtur prej tij.
          Llogjika ta thotë se kur ky grip u përhap me shpejtësi në Italinë fqinje e tashme edhe në Greqi, meqë në këto dy vende ka afërsisht një milionë shqiptarë emigrantë që lëvizin në kufij, të duket e pabesueshme që “nuk ka asnjë rast” të verifikuar, aq më tepër kur pranohet se janë testuar vetëm 50 të dyshuar, kur në Shqipëri hyjnë e dalin çdo ditë me mijra njerëz.
          Së fundmi po e mbyll edhe unë me pyetjen :
          e ti mendon se nga gripi mund të të mbrojë Skënderbeu i Spiropalit ?

    2. Propagande diktature…Nese e thote qeveria eshte e vertete…! Ndersa po themi qarte qe nuk ka mundesi te jete ashtu.. Nese te zente ty , kalamajte e ty, prinderit e gjithe te afermit!

  6. Virusi ketu nuk ka ardhur sepse zonja Spiropali ka urdheruar te ulet trau i doganes dhe ne cdo dogane eshte vendosur fotoja e liderit global se bashku me rilidoret Tao Tao, Brace etj. Vec kesaj, Lleshaj ka marre urdher te leshoje menjehere gaz lotsjelles, nderkohe qe Ulsi Manja ka vene ne gadishmeri reformen ne drejtesi per te derguar ne gjykata dhe per ta denuar menjehere Covid 19 sapo te guxoje e te beje shkelje te paligjshme te kufirit. Jane munduar ata te SHQUP-it sebashku me presidentin ta fusin kontrabande, por eficenca e reformes ne drejtesi ka bere qe te denohet menjehere cdo covid 19 qe ka tentuar te hyje. Pastaj me kete sistem mjeksor kaq te perparuar qe kemi ne, eshte e pamundur qe te kete njerez te infektuar. Ne Itali p.sh. kane arritur te japin pergjigjet e analizave brenda 24 oresh nga tri dite qe ishte me pare. Ne Shqiperi, pergjigja e analizave vjen per max 6 ore. Covid 19, hajde po ta mbajti. Shoqja Elisa se bashku me shokun Ulsi, te mbeshtetur nga shoku Taulant dhe dy shoket Erjone, ta tregojne mire qejfin, te zhdukin edhe nga Kina

  7. Nuk mund te qendrojne dy viruse ne nje kohe,sa te jete kryevirusi Salih gjalle nuk hyn virus tjeter ne kete vend,prandaj mos u merzisni ju qe e kerkoni me deomos,kur te ngordhe Salihu si nje Qen rrugesh atehere shqetesohuni

  8. Nuk i dihet cudise, karma po bahet gati te dali sheshit. Deri atehere Zoti ju ruajt, vecanerisht apolitkanet njerez.

  9. qenka merzitur lapsi
    mezi pret te vije virusi dhe te thone jaaaaa qeveria ska marme masa
    a ju rafte virusi mu ne bythe qe jeni gati te vdese ter shqiperia qe te bertisni Rama na vdiq
    jeni plera e syperplera. ju raft kolera mu ne lafsh ishalla

  10. Nje dyshim kam: A I marrin mostrat e tamponeve per analiza mire? A I perdorin veshjet e posacshme kur marrin analizen? Dhe se fundi, a dine t’i bejne te sakta analizat….?

    1. Deri tani treguesi kryesor eshte se nuk ka vdekje nga ky virus . Mund te kete te infektuar dhe se dine qe jane . Statistikat thone se 15%-20% e mbartesve nuk semuren dhe nga 80% qe semuren vetem 3,1% vdesin . Femijet i kap shume pak dhe te gjithe ata qe jane infektuar jane sheruar. Nese virusi nuk ka shperthyer ( celur) atehere asnje analize nuk e dallon dot. Duhet qe viursi te kaloje gjendjen e vegjetimit qe zgjat maksimumi 2 jave dhe pastaj personi behet ‘ infektues’ per te tjeret.
      78% e te vdekurve jane te moshes mbi 65 vjec dhe pjesa tjeter jane persona qe kane pasur semundje kardiovaskulare, azme , pneumoni me perpara.
      Megjitate ky virus nuk njihet shume mire akoma. Njerzit infektohen kryesisnt me prekje direkte te lekure ndaj sporeve te virusit qe jane ne sendet qe na rrethojne . Ne ajer sporet nuk qendrojne pezull por bien ne objektet rreth e rrotul. Kjo eshte dhe arsyeja qe nuk merret nga frymemarrja. Prandaj maskat nuk jane eficiente per tu mbrojtur. Kurse per ‘ infektuesit’ maskat jane shume te domosdoshme se sporet qe ai nxjer nga goja nuk shperndahen ne ambjent por mbesin ne maske.
      Shqiperia ka te njetjat kapacitete zbulimi te virusit sic ka shumica e vendeve europiane sepse testi i analizave qe e zbulon kete virus eshte testi klasik qe eshte bere tek ne qe prej 40 vitesh. Te njejtin test bejne dhe vendet europiane ,

  11. Mjekesia e PPP te ripjelljes edhe nen huqmen e ca ku.. dmth femrave sorrosjane
    Virusi eshte xhentelman edhe i respekton femrat

  12. OBSH e pranon se nuk ka njohuri te mjaftueshme per kete virus. Ne Itali, nje vend me sistem mjeksor mjaft te perparuar, duhen se paku 24 ore per ta vertetuar pranine e virusit. Ka patur njerez ne Itali qe pas analizes se pare kane rezultuar negative dhe vetem me analizen e dyte eshte vertetuar prania e virusit. Keto jane fakte. Po te hyjme tek masat qe kane marre shtetet e ndryshme, do shohim se jane shume me drastike se masat diktatoriale. P.sh. ne Izrael, udhetaret nga Italia duhet te rrine dy jave ne karantine. Masat e Kines dhe te Italise e tejkalojme llogjiken njerezore. Arsyet per kete jane disa. E para eshte mosnjohja e mire e virusit. E dyta eshte periudha shume e gjate e inkubacionit 14-24 dite. E treta eshte vdekshmeria e larte qe thuhet te jete 3.5%, por qe duhet marre me rezerva. E katerta qe lidhet me arsyen e dyte eshte se perhapet ne shume njerez dhe me shpejtesi. E pesta jo me pak e rendesishme eshte se nje rritje e numrit te te infektuarve do sillte qe strukturat shendetesore jane llogaritur (jo ketu tek ne, por ne vendet e zhvilluara) per nje numer te caktuar te semuresh, nderkohe qe rritja eksponenciale e te infektuarve do te bente qe strukturat te ishin te pamjaftueshme dhe personeli mjeksor te mos mund te perballonte dot gjendjen e emergjences e per pasoje numri i viktimave te ishte shume i larte. Pra numri i viktimave nuk do rritet thjesht nga virusi, por nga pamundesia per te perballuar fluksin e te infektuarve. A ka hyre ne Shqiperi? Mendoj se kete nuk e dine as mjeket qe merren me kete pune pasi si shume te tjere nuk kam ndonje besim te madh tek strukturat mjeksore te vendit. Nuk e kam me aftesine e mjekeve, por me njmrin e vogel te personelit mjeksor si dhe me mungesen e aparaturave dhe numrin e vogel te shtreterve.

  13. Lexoni arsyet e mos pasjes asnje me korona virus ne vend dhe keto me mire se mjeku isuf kalo nuk mund ti thote njeri tjeter,lexojeni o shpellkare

  14. ej kto te lapsit kane hall pse nuku ne Shqiperi virusi …?! hajde hajde …. Po pse me urdher bushat-shkaullakut hapet virusi mo …?!

  15. Prpopganda më idiote për këtë rast, është kur njerëzit janë të shqetësuar për jetën e tyre e ju thuhet “mos bëni politikë”.
    Kanabizohet e gjithë Shqipëria e nëse dikush e përmend këtë realitet, i thuhet mbylle gojën e mos na bëj politikë.
    Ikin të lemeritur qindra mijë shqiptarë në emigracion nga mungesa e perspektivës për një jetë normale e propoganda qeveritare nuk bën politikë medemek kur ju thotë qytetarëve mos bëni politikë,
    Shohim që “reforma në drejtësi” jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë rezultat në kapje e “peshqëve të mëdhej” të krimit në politikë, por këto peshq janë bërë nga soji më i rrezikshëm i peshkaqenëve, e përsëri mos bëni politikë.
    O shqiptarë !
    Që të mbrosh jetën tënde nga poliikat korruptive e kriminale apo qoftë të pa afta të një qeverie, nuk do të thotë se je qejflli politike.
    Militantizëm të verbër politik bëjnë ata që i servilosen pushtetit, pa u kujtuar se i bëjnë dëm vetes.
    Dëgjova një “mjek specialist” që na thoshte se shqiptarët janë të imunizuar nga koronavirusi, pasi një epidemi e këtij virusi paska shpërthyer në vitet 60-të ?
    Hajde specialist , hajde !
    Tashmë dihet nga pjesa më e madhe e njerëzve në botë, se ky virus nuk ka qeë i njohur e i përhapur tek njerëzit por tek lakuriqët e natës apo gjarpërijtë.
    Ky është një fenomen i njohur.
    Ka pasur e ka viruse apo bakterie të rrezikëshme që zhvillohen tek disa qenie të gjalla, por që tek njerëtit nuk janë zhvilluar.
    Organizmat e gjalla kanë me miliona bakterie e viruse por që nuk veprojnë gjithmonë tek të gjithë njëlloj, në vartësi të imunitetit.
    Për kinezët dihet thënia që kanë “se çdo gjë që ecë, noton apo fluturon mund të hahet”.
    Por pse ky soj virusi që akoma është misterioz u shfaq sot në Kinë ?
    Sepse në vartësi të kushteve të ndryshme atnosferike, sociale e ambientaliste, por edhe higjenike, mund të ndodhë që një virus që zhvillohet vetëm tek disa kafshë, (lakuriqi i natës), mund të pësojë ndryshim (mutacion) kur depërton në organizmin e njeriut e bëhet i rrezikshëm.
    Ka shumë vite që përmenden tek njerëzit epidemi si sëmundja e gjedhit, e pulave , derrave etj..
    Veç sëmundjeve të tilla epidemike, Shqipëria dihet se është një vend i rrezikuar edhe nga tërmetet.
    Që të përmendësh këtë realitet, nuk do të thotë që të përhapësh panik apo “të bësh politikë”, por të vësh në lëvitje qeveritë për të marë masa preventive për ti përballuar dëmet e zvogëluar viktimat

  16. O byroisti i pd mjaft me keto trakte te tipit debatikas e guerilase,ka mbaruar kjo kohe o shpellkari i salihut

  17. O kina popullore dhe janullatosi i lushnjes ju jeni lakuriqet e byroistit te pd qe hani mut kush ju pjerdh juve shpellkaret e rinj qe sapo dolet nga epruvetat e vicidolit per te shperndare virusin e kryevirusit salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *