• |
ide | kryesore

F1, Fia i përgjigjet skuderive rebele: “Akordi me Ferrarin i ligjshëm”

Sport



Pas komunikatës së fortë të skuderive në lidhje me cështjen power-unit Ferrari, ka mbërritur menjëherë replika e Fia. “Akordi i arritur nga FIA e nga Ferrari është një instrument legal i njohur si komponent esencial i cdo sistemi disiplinor e është përdorur nga shumë autoritete publike e federata të tjera sportive në administrimin e kundërshtive”, ka shpjeguar në një komunikatë Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, duke u mbrojtur nga akuzat e Mercedes & Co.

“Rezervimi i termave të akordit të tranzicionit është parashikuar nga neni 4, gërma vi) e rregullores”, ka shtuar FIA, që “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sportin, rolin e tij e reputacionin si rregullator i kampionatit Botëror të Formula 1”. Një replikë e fortë dhe e qartë ndaj skuderive që kanë bërë të shpërthejë një kaos brenda cirkusit të Formula 1.

Në komunikatën e gjatë, FIA përshkruan të gjitha etapat e cështjes, duke kujtuar se ka “drejtuar një analizë teknike të detajuar mbi power unit të Skuderisë Ferrari, si është autorizuar të bëjë për cdo konkurent të Kampionatit botëror të Formula 1”. “Hetimet e thelluara të zhvilluara gjatë sezonit 2019 kanë ngritur dyshimin se power unit i Skuderisë Ferrari mund të konsiderohej si jo operative në limitet e normativave FIA”, shkruan Federata në komunikatë. Skuderia e Maranello “i është kundërvënë dyshimeve duke theksuar se PU e saj ka funksionuar gjithnjë në respekt të normativave”. FIA edhe pse nuk është kënaqur plotësisht “ka vendosur që veprime të tjera nuk do të sillnin një mbyllje të cështjes, për shkak të kompleksitetit të cështjes e pamundësisë materiale për të furnizuar provat e pangatërrueshme të një thyerje rregullash”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *