• |
ide | kryesore

Fotot e Metës me trafikantët/ Përleshen Bollino me Çim Pekën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Botimi i fotove të presidentit të republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017, ka marrë pjesë në një darkë ku gjendeshin dy trafikantë droge si Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri, ka futur në përplasje dhe dy mediat që janë marrë me këtë histori, Shqiptarja.com dhe Syri.net.

Grupi mediatik i drejtuar nga Carlo Bolino, i cili i botoi për herë të parë fotot, pretendoi se ato ishin shkrepur në një festë që organizoi LSI e Durrësit, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, pas shpalljes si deputet të Lefter Kokës. E vënë në këtë sfond, prezenca e Ilir Metës përkrah trafikantëve bëhej dyfish më e rëndë, pasi ajo relativizonte përgjimet Dako -Avdylaj për zgjedhjet e të njëjtit vit, të cilat opozita i ka shndërruar në një nga kuajt e saj të betejës. Mesazhi qe i qartë, në këto zgjedhje të gjithë janë përzier me kriminelë.

Pikërisht për këtë, Syri.net ka botuar një version të ndryshëm të ngjarjes, sipas dëshmisë së vëllait të deputetit që tashmë e ka braktisur LSI në, Leonard Kokës.

Ai thotë se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic pretendon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e të vëllait, Lefterit.

Kaq është dashur që kjo ngjarje me sfond kriminalo politik, e cila duhet të shërbente si shtysë për debat lidhur me afërsitë e politikanëve me botën okulte dhe për atë që ka ndodhur realisht në zgjedhjet e 2017, të degjenerojë në një varg denoncimesh me sfond tejet personal.

Pasi Syri.net botoi reagimin e Leonard Kokës, ku kishte dhe fyerje të karakterit familiar ndaj Carlo Bolinos, mediat e tij shpërthyen. Ato e akuzuan portalin e Çim Pekës, Syri.net, “që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës”. Kaq u desh që syri të shpërthente se Bolino “ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës”. Në shënimin e tij thuhej: “Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira”.

Dhe sikurse ndodh rëndom, debati mbi faktet është përshkallëzuar mbi qëllimet e “mediave të shitura”, që i publikojnë ato.

©Lapsi.al

Reagimi i Shqiptarja.com

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shatnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti  i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

Reagimi i Syri.net

Përgjigjen e Leonard Kokës, vëllait të Lefter Kokës për një lajm të shpërndarë nga mediat e tij, botuesi Karlo Bolino duket se e ka kthyer në personale.

Me anë të një shkrimi të vendosur si kryesor në median e tij, Karlo Bolino ka vendosur të sulmojë jo vetëm Nar Kokën, por edhe SYRI.net që publikoi reagimin e këtij të fundit, pas publikimit të fotove të Ilir Metës nga ReportTv.

Pas këtij sulmi të Karlos, SYRI.net po bën një sqarim të shkurtër në lidhje me akuzat dhe për faktin se ka kërkuar një koment dhe ka marrë një përgjigje nga Nar Koka, të cilin e ka bërë publike pa shtuar dhe pa hequr asnjë presje, por thjesht duke ruajtur etikën për bashkëshorten e Karlos.
Fillimisht i bëjmë të ditur Karlos se, SYRI.net nuk është pronë e askujt tjetër, përveç se e një Fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti. Ndryshe nga Karlo Bollino, ky fondacion nuk ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës.
 I bëjmë të ditur Karlos se SYRI.net ka marrë zyrat e tij me qira përmes një kontrate të rregullt, e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën apo ndonjë të afërm të tij. SYRI.net, ndryshe nga mediat e Karlo Bolinos, nuk i ka dhënë askush tokë dhe ndërtesa në mes të Tiranës me qira 1 euro për 20 vite. Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira.

Siç e thamë dhe me lart SYRI.net ka kërkuar një koment për videon në fjale dhe ka marrë një përgjigje nga z. Koka, të cilën as e ka shtjelluar as e ka komentuar.

Nuk jemi ne që kemi në dorë përgjigjen e z.Koka, por sigurisht nuk na takon t’i mbyllim gojën askujt, aq më pak të marrim leksione gazetarie nga Karlo Bollino, media e të cilit është një nga mediumet e shquara për intervistat e vrasësve.

Nëse z.Bollino mendon se pas kësaj përgjigje që ka marrë, Nar Kokës i duhen bërë pyetje të tjera, mund t’i vëmë në dispozicion numrin e tij për t’ia adresuar ato vetë.

 

 



29 Comments

  1. MERO GELBAZA &CARLO BOLINO BYTHLEPIRES DGE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    KY CARLO BOLJA BOLINO ,MERO GELBAZA KELLIRA SKENDER MINXHOZI SOKOL BALLA DHE LORENC VANGJELI JA CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE LEHIN SI BYTHLEPIRES TE EDI RAMES

  2. Vetem nuk e kuptoj pse Bollino e ka quajtur Ramen plehre, duke thene qe Berisha poston cdo gje nga plehrat. Ne fakt Berisha 99% te postimeve i ka per Ramen dhe per Lal Plehun(sic i thote vete), 1%-shin qe mbetet ngushellime per vdekje. Duke besuar se dhe i vdekuri shnderrohet ne pleh organik mund te themi se 100% te postimeve i ka per plehrat. Me ndryshimin qe Rama eshte pleh toksik.

  3. Imagjinoni po te ishin fotografi me Ramen keto . Do ngriheshin shpelllkaret ( me ne krye kete Nerin e gjithkund ndodhur) dhe do shkruanin nga 5 ose 6 komente kundra Rames ne cdo portal . Natyrisht me pseudonime te ndryshme.
    Akoma nuk arrijne ta kuptojne se Rama eshte pjese e TE KEQES ,por eshte e keqja me e vogel ne kete histori.

    1. Hahahahaha
      Kjo eshte aritmetika rilindase per te llogaritur te keqen. Sipas kesaj aritmetike 17 (apo 1017 po deshet) eshte me e vogel se zero.
      Une dhe po shtyva kohen ketu, te pakten merrem me Ramen. Kulmi i mjerimit je ti qe merresh me mua. Po dhe ne kete rast aritmetiken e ke komplet gabim. I keni si familje problemet me llogarite, prandaj tet biri nusja qe mori me mbleseri i lindi vetem pas 5 muajsh martese nje femije me ngjyre muti.

  4. Qim peka qenka renduar me shume se nje foto e metes me hajrin dhe troplinin,qimi eshte Qen besnik mbaje padroneve meta salih dhe na del e flet si xhaxhai i tij komunist i enverit,o qim kuptoje se padroneve te mafjas,ngordhja po ju vjen,mos u merzit se ke padronin e ti zenin dhe jamarberin,pa pune nuk do ngelesh

  5. Kjo eshte fytyra e vertete e ketij vendi dhe e kesaj klase politike . Kjo eshte njesoj sikur te ziheshin dy kurva per ndershmerine . Por me e keqja eshte se populli bene sehir dhe kujton se ardhja e njerit dhe ikja e tjetrit do te sjelle ndryshim dhe permiresim per kete vend . hiq nje kurv dhe ve nje karakurve i thone kesaj pune . o popull po na drejton pjesa me e keqe eketij vendi , mos i besoni as njerit e as tjetrit , besojini vetem ligjit dhe Zotit .

    1. Ti motren mire e ke, o te cift Qimi? Edvina per para shet dhe gruan sic Taulant Balla shiti motren prostitute! S’do vijne sirianet kot ketu!

  6. Muti shan mutin dhe uturaket jane ngritur ne kembe ne shenje proteste kush e kush te mbroje mutin e tij . Ropt mu ne verre ketyre mutrave por me shume ropt dhe fisin ketyre uturakeve .

  7. qe like floriri nuk ka len trafikan droge pa i dhen teser te lsi kete e di i madh dhe i vogel. kam qen vet present para ca vitesh ne nje mbledhje te organizuar nga lsi ne Rome te Italis. isha thjesht kurjoz te degjoja se cfar do thoshin e cfar do premtonin. u mbush salla me kokqypa tullac e barkderra me varse floriri, te gjith trafikant. te dukej sikur ishe ne martesen e vajzes se padrinos. aty mu neverit komplet kjo organizat qe eshte edhe partia e tret ne shqiperi. eh more like floriri, mos u fshi pas flamurit te vuajtur e te nderuar te atdheut, se te njofin te gjith se kush je. nje cop horri e cop mafjozi.

  8. tani do ishte mir qe likja, lefteri apo nari ta jepte nje sqarim se cfar donin ata dy trafikant aty. deri tani jan zen vetem per vendin se ku eshte foto. nuk kan dhen asnje sqarim per trafikantet.

  9. Ilir Muta asht kush asht,nga gjirizi i PS-ka dale!
    Ca ka ktu me u cudit!!!???
    Keqardhje per ndohji gazetar qe prepiqet me ba’ lajm…Njimut te tan,… SHQIPKARE hesapi!!!

  10. U kenaqa ,hajde gallate hajde as shvejku se pershkruan dot.
    Nje president hajdut aktor i shkelqyer,nje kryeminister qe nuk di akoma te numeroje dhe nje popull qe pret ..dhe vitet ikin…. dhe ne ikim….gallate qe po shohim.

  11. Neri,
    Per te nxjere fjale nga plerat e ke mesuar gjuhen shqipe ndersa per t’a kuptuar akoma nuk e ke mesuar.
    A je ne gjendje te besh dallimin midis parafjaleve “nga” dhe “per”!?
    Saliu poston cdo lajm nga plehrat tregon se ai eshte nje pleraxhi qe jeton dhe punon me ato.
    Qe konkluzioni yt te merte kuptim duhej te ishte shprehur:
    Saliu poston nje lajm per plerat……etj.
    Tani e kupton se cfare plere je ti?

  12. Betohem para flamurit dhe Monikes se NUK vjedh me.
    Kushtetuta nuk ma lejon vjedhjen dhe betohem.
    Betohem .

  13. Mona e shqetesuar jo per liken si haxhi qamili,por per macen e saj se kishte kater dite pa dhjere,keshillkari emiljano aleksi beri te lumtur monen kur me metodat keshilluese beri qe macja e mones me ne fund Dhjeu,mona u lehtesua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *