• |
ide | kryesore

Gjon’s Tears përfaqëson Zvicrën në Eurovision (FOTO)

Paparazzi, Slider



Për herë të dytë në këto vitet e fundit, më shumë se një shqiptar do të ngjitet në skenën e kompeticionit të rëndësishëm evropian, pasi Gjon Muharremaj, me emrin e artit Gjon’s Tears, do të jetë këngëtari që do të përfaqësojë flamurin zvicerian. Ai do ta shkojë në Rotterdam me këngën “Repondez-moi”, e cila është e kënduar në gjuhën frënge. Këtu është aritisti shqiptar duke ndarë lumturinë e të shkuarit në Eurovizion me ndjekësit e tij.

Një juri prej 100 personash përzgjodhi këngën e Gjonit si fituese, ndërkohë që ai konkuroi me 515 artistë të tjerë. Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që Zvicra do të përfaqësohet nga një këngë në frengjisht, Gjon Muharremaj është ngjitur që i vogël në skenë. Publikun shqiptar e bëri për vete me pjesmarrjen në “Albanian’s Got Talent” disa vite më parë, ndërkohë që ndërkombëtarisht u bë i njohur si Gjon’s Tears kur u bë pjesë e garës në “The Voice of France” dhe ja doli të shkojë deri në fazat finale të programit. Një nga këngët e tij më të njohura është “Babi”, e cila mori dhe kryesimin në Top List disa kohë më parë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *