• |
ide | kryesore

I ati vendosi për Dortmund, po ai shtyn Haaland drejt Real Madrid: “Liga kampionati perfekt për të”

Sport



Po entuziazmon me Borussia Dortmund, por e ardhmja e tij është e destinuar të jetë në një klub të madh të futbollit europian. Erling Braut Haaland ka prishur planet e disa skuadrave, duke e tërhequr vëmendjen nga vetja me zhurmë golash. I kaluar nga Salzburg tek klubi gjerman në janar, sulmuesi ka pranuar se në të ardhmen i pëlqen të luajë në klube të tjerë, për të patur mundësinë të fitojë trofe prestigjiozë.

E menjëherë pas 19 vjecarit kanë ardhur fjalët e të atit menaxher, Alf-Inge Haaland, ish-mbrojtësi i Manchester City: “Jam krenar për atë që po bën im bir e jam i lumtur për si po shkojnë gjërat tek Borussia Dortmund. Gjëja më e rëndësishme për mua është që po rritet. Dortmund na ka thënë se i duhej një si ai, e tashmë është në një klub që lufton për titullin në Bundesliga e që po rritet në kompeticionet europiane”.

Por e ardhmja mund të rezervojë tjetër gjë dhe i ati i Haaland nuk bën asgjë për ta fshehur: “Erling tek Real Madrid? Na afruan me 100 skuadra në janar, por është e vërtetë se La Liga është një kampionat shumë i mirë për djalin tim, me skuadra të mëdha. Nuk e di nëse do të luajë aty. Ajo që duhet të ndodhë, do ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *