• |
ide | kryesore

Video/ I ofendoi vëllain, Dier ngjitet në tribunë për të rrahur tifozin në FA Cup

Sport, Video



Tërbimi për humbjen kundër Norwich e eleminimi nga FA Cup, bashkuar me fyerjet nga shkallët e stadiumit: Eric Dier nuk i panë më sytë e kaloi pesë minuta cmenduri. Mesfushori i Tottenham në përfundim të ndeshjes ka kaluar barrierën e fushës në kërkim të një tifozi që i kishte ofenduar të vëllain. Kontakti fizik nuk ndodhi sepse punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë duke qetësuar Dier, por mbi të gjitha sepse tifozi ishte larguar me vrap.

Në konferencën për shtyp, Mourinho kishte deklaruar: “Eric ka bërë dicka që një profesionist nuk duhet ta bëjë kurrë, por nuk është e lehtë të ruash qetësinë kur ofendojnë vëllain tënd, vëllain e vogël për më tepër. Duke thënë këtë, është evidente që është dicka që nuk duhej bërë”. Për Dier do të vijë një gjobë nga Tottenham e me shumë mundësi një masë edhe nga Football Association.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *