• |
ide | kryesore

Juventus-Inter, fair play presidentësh: “Vlerësim i madh për Zhang, jemi në të njëjtat pozicione”

Sport



Juventus-Inter do të luhet me dyer të mbyllura. Vendimi i marrë nga autoritetet qeveritare është aprovuar plotësisht nga Andrea Agnelli, që është shprehur dakord me vendimin e qeverisë për të diskutuar në këtë mënyrë të gjitha ndeshjet e Serie A në muajin e ardhshëm. “I takon autoriteteve të marrin vendime përcaktuese – ka deklaruar presidenti i Juventus – klubeve i takon ta respektojnë. Prioriteti në këtë moment duhet të jetë kujdesi për shëndetin publik, si ka pretenduar gjithnjë Juventus”. E, në fakt, si është pretenduar gjithnjë, edhe me mënyrat e forta, nga numri 1 i Inter Steven Zhang: “E vlerësoj shumë – ka shtuar Andrea Agnelli – jemi takuar ndonjë javë më parë kur erdhi për darkë tek unë dhe e di që ndajmë të njëjtat prioritete mbi emergjencën koronavirus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *