• |
ide | kryesore

Meta i shkruan Brukselit: Shqipëria në situatë politike dramatike, mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi.

Presidenti paralajmëron thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.

Kjo letër e presidentit Ilir Meta e nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Presidenti nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.

Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel, vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

Shumica publikisht ka spekuluar për të përfituar mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative antikushtetuese përfshi këtë ligj. Kam kërkuar të di pozicionin zyrtar të parlamentit për këtë çështje, por kam hasur në heshtje përballë këtyre akuzave.

Katallogu ankesave të presidentit vijon edhe me misionin e EURALIUS në Tiranë.

Dua t’u theksoj se i vetmi aktor që në mënyrë të pashpjegueshme që nuk më është përgjigjur është misioni EURALIUS 5, një trupë e thirrur për të ndihmuar autoritetet në këtë çështje lidhur me reformat e BE.

Presidenti përcjell edhe këtë kërkesë për komisionerin për zgjerim në BE shoqëruar me një paralajmërim të fortë se çdo, të ndodhë në Shqipëri me atë që presidenti e quan krizë.

Besoj se Komisioni Europian duhet të vihet me gjithë zemër në krah të interesave të popullit shqiptarë. Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë.

Letra e presidentit mbyllet me këtë premtim.

Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri.

Reagimi i Metës:

‘Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq.



13 Comments

  1. Ja ku e beri dhe vetvrasjen politike ky debili.
    Lexojeni letren dhe do kuptoni qe e gjithe ideja eshte ‘ PSE DHATE REKOMANDIM POZITIV PER SHQIPERINE ? ”
    Ai vetem ne burg mos shkoje se eshte gati ta djege shqiperine.
    Nuk e mndoja se do arrinte deri ketu .

    1. Nuk e mndoja se do arrinte deri ketu

      HAhahahaha

      Ju mutër nuk jeni për të menduar, por për të sharë e vrarë armikun opozitar.

      Për ju mendon partia!

      1. Hik mer bole se nuk jane per ty keto lajme . Shko ha groshe se nuk ke nivelin minimal te zgjuarsise te kuptosh kete lajm.

        1. Or debil që nuk di kush je vetë që vendos pikpyetje në vend të emrit, ti idiot as e ke lexuar, por edhe po ta kesh lexuar me analfabetizmin tënd prej injoranti rilindas që nuk ndërtoni dot një argument por vetëm shani e ofendoni gjithkënd edhe Presidentin për të mbrojtur atë që vetëm qorat pikëpyetës si ti nuk e shohin.

  2. Historikisht krahina e Skraparit edhe pse nuk shquhet per inteligjence ka qene edhe eshte nje nga trevat me te qeta dhe me pak kriminale. Ka kohe qe me shkone neper mendje nga mbiu ky malinj qe po shkaterron gjithe kombin shqiptar!? Sa te drejte ka pasur Noli kur shkruante:

    Bela e madhe me skraparlinjte
    Mund te hash edhe dru
    Le te rine edhe dy ministra
    Se na duhen dhe pa tru.

    Por atij nuk i shkonte neper ment se nje skraparli mund te harrinte te behej edhe President.

    1. O idiot, Nqs ka një politikan intelegjent që ia ka kaluar edhe Nanos e Berishës në sukses me një parti të shkëputur nga PS, ky është Ilir Meta, që ka fuqizuar me shumë intelegjencë këtë parti duke e shndëruar në parti regullatore për çdo shumicë.

      Ja pse ju mutër me origjina moçalesh e urreni Ilir Metën se është nxënësi më i mirë i Fatos Nanos e Sali Berishës sepse ua ka kaluar atyre dhe të gjithë e dijnë se rilindja fundin do ta ketë nga Ilir Meta, sepse ai vepron gjithmonë fuqishë në kohë e duhur.

  3. Te lumtë president! Keq mos te flasësh dhe më keq kur i thua të huajve se këtu tek ne po behet nami, po shkelet kushtetuta me te dy këmbët. Te thone “se po pengon integrimin e vendit në Europë”, t’a bëjnë të bardhën të zezë.

    Shpresoj se ata me tru në kokë po e shohin se me çfarë “socialistesh” kanë të bëjnë, kurse të tjerët do t’ja dëgjojnë këngën këtyre me vonë.

  4. Si meta dhe lulushi dergojne letra ne be dhe shba,te dy ne nje linje,per fotot me hajrin dhe troplinin do na thuash dicka o like se per te tjerat lerja shpellkareve ne dore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *