• |
ide | kryesore

Plas goma brenda në ofiçinë, humb jetën 28-vjeçari në Bathore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bathore. Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një gomisteri. Ai është identifikuar si Fatjon Lleshi 28 vjeç. Grupi hetimor ka verifikuar dokumentet dhe ka rezultuar se 28-vjeçari ka qenë i siguruar në punë.

Ndërsa ishte duke punuar, një gomë ka plasur në ambientet ku viktima punonte duke e lënë të plagosur rëndë. 28 vjeçari ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *