• |
ide | kryesore

Platini humbet ankimimin e Strasburgut: “Dënimi i Platini i justifikuar”

Sport



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se ankimimi i Michel Platini kundër dënimeve të marra nga drejtësia sportive është “i papranueshëm”. Në refuzimin njëzëri të apelit, toga e Strasburgut pohoi se “duke pasur parasysh seriozitetin e fakteve të kontestuara ndaj tij, pozicioni i përgjegjësisë që Platini mbante në organizatat sportive dhe nevojën për të rikthyer reputacionin e futbollit dhe FIFA-s, dënimi i dhënë ndaj tij, nuk duket se ka qenë i tepërt ose arbitrar “dhe për këtë arsye është” i justifikuar “.

Në ankimim, Platini kishte pretenduar se procedimet nuk kanë qenë të barabartë, se për ta sanksionuar ishin përdorur rregulla të adaptuara më pas mbi akuzat që e rëndonin, e në fund se pezullimi për 4 vjet nga cdo aktivitet futbollistik professional është e kundërshtueshme me lirinë për të ushtruar një zanat e kështu një dhunim të të drejtave në krahasim me jetën private.



1 Comment

  1. Deri sa mori edhe ky nga FIFA dy milon euro ne te zeze per te promovuar disa aktivitete te kesaj te fundit, kujtonte idioti se i takonin prandaj dhe beri dhe ankimin! Nje futbollist i madh ngelet nje futbollist i madh dha aq!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *