Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se ankimimi i Michel Platini kundër dënimeve të marra nga drejtësia sportive është “i papranueshëm”. Në refuzimin njëzëri të apelit, toga e Strasburgut pohoi se “duke pasur parasysh seriozitetin e fakteve të kontestuara ndaj tij, pozicioni i përgjegjësisë që Platini mbante në organizatat sportive dhe nevojën për të rikthyer reputacionin e futbollit dhe FIFA-s, dënimi i dhënë ndaj tij, nuk duket se ka qenë i tepërt ose arbitrar “dhe për këtë arsye është” i justifikuar “.
Në ankimim, Platini kishte pretenduar se procedimet nuk kanë qenë të barabartë, se për ta sanksionuar ishin përdorur rregulla të adaptuara më pas mbi akuzat që e rëndonin, e në fund se pezullimi për 4 vjet nga cdo aktivitet futbollistik professional është e kundërshtueshme me lirinë për të ushtruar një zanat e kështu një dhunim të të drejtave në krahasim me jetën private.
Deri sa mori edhe ky nga FIFA dy milon euro ne te zeze per te promovuar disa aktivitete te kesaj te fundit, kujtonte idioti se i takonin prandaj dhe beri dhe ankimin! Nje futbollist i madh ngelet nje futbollist i madh dha aq!!