• |
ide | kryesore

Po transportonin klandestinë, dy të arrestuar në Durrës

Lajme



Policia e Korçës arrestoi dy persona nga Durrësi, të cilët akuzohen për transportin e paligjshëm të emigrantëve. Sipas një komunikate të Policisë, mësohet se në pranga janë vënë shtetasi O.sh., 25-vjeç dhe M.A., 22 vjeç, të dy nga Durrësi.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *