• |
ide | kryesore

Princ Uilliam bën shaka me epideminë,’Unë dhe Kate po përhapim koronavirus’

Paparazzi, Slider



Princ Uilliam është tallur me koronavirusin vdekjeprurës që e ka bërë botën të pushtohet nga frika.

Teksa gjendet në udhëtim në Irlandë, së bashku me të shoqen Kate Middleton, ai është takuar me disa mjekë, me të cilët dhe ka bërë shaka. Kjo pasi edhe vetë Mbretëresha ka marrë masa kundër përhpajes së epidemisë, duke zgjedhur të veshë doreza në një ceremoni të ditës së djeshme.

Princ Uilliam foli për infeksionin me punonjës të emergjencës në një pritje të organizuar nga ambasadori Robin Barnett, raporton The Sun. Ai tha: “Besoj se të gjithë mendojnë ‘Kam koronavirus, po vdes’ dhe ju përgjigjeni ‘jo, ke thjesht kollë’. Më pas princi shton: “A nuk duket gjendja shumë dramatike për momentin? A nuk po fryhet shumë nga mediat?” Uilliam i bëri të gjithë të qeshin, kur vazhdoi: “Meqë ra fjala, Duka dhe Dukesha e Kembrixh po përhapin koronavirusin, na falni! “

Duket se princi nuk frikësohet aspak nga virusi, pasi e kaloi mbrëmjen duke takuar njerëz të ndryshëm, së bashku me të shoqen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *