• |
ide | kryesore

Producenti kinematografik merr Romën: Pallotta në New York për firmën

Sport



Eshtë tashmë në detajet e fundit tratativa për kalimin e Romës nga James Pallotta tek Dan Friedkin. Pronari aktual verdhekuq, në fakt, ka zbarkuar në New Jersey për të firmosur kontratën e shitjes së klubit tek manjati teksan. Një komunikatë e shoqërisë kryeqytetase në orët e ardhshme do të dakretojë zyrtarizimin, sipas asaj që bën të ditur ‘Il Tempo’.

Nga një pronar amerikan tek një tjetër, me James Pallotta që ka derdhur në total 80 milionë euro nga 150 të parashikuar për shtimin e kapitalit, një hap i nevojshëm për të garantuar vazhdimësinë e kompanisë. 70 milionë euro të mbetura do të mbulohen nga pronari i ri Friedkin, sipërmarrës e producent kinematografik. Një operacion që duhet të vërtitet mes 700 e 720 milionë, gjithnjë nëse efekti koronavirus nuk lëviz edhe një herë aksionet në Bursë, duke qenë se aksionet e Romës humbën më shumë se 10% brenda një jave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *