• |
ide | kryesore

Trajtimi seksist ndaj studentes që foli në mitingun e Metës

Blog

Kushdo që nuk ishte në protestën e organizuar nga presidenti Meta (2 mars) ose nuk pati rastin ta ndjekë live në televizion, me gjasë mund të jetë ndeshur me dhjetëra lajme shkruar nga media – që konsiderohen serioze – për “bukuroshen seksi në krah të presidentit”.

“Kush është studentja seksi”, “Kush është studentja bukuroshe”, “Zbulohet studentja bukuroshe në krah të Metës” etj., ishin disa nga titujt që mbushën portalet, të cilat në ditët e tyre të zakonshme supozohet të merren me vendime të Komisionit të Rindërtimit, ligjin anti- KÇK, analiza të qeverisë dhe opozitës ose çfarëdo situate tjetër ekonomiko-sociale. Por jo, përpos raportimit të protestës së presidentit, këto media u ndalën edhe te “bukuroshja seksi”.


‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Do të ishim përpjekur ta përtypnim përcaktorin e përdorur në titull, nëse nëpër artikuj të paktën do të ishte zbardhur një pjesë e fjalimit të studentes e cila quhet Oneda Skënderi. Askush nuk u mor me çfarë tha? A qëndronte ajo që tha? Pse mbajti një fjalim? Në pjesën më të madhe të artikujve, Oneda ishte thjesht “studentja e Drejtësisë që ishte aktive edhe në protestën e studentëve”. Kaq.

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Teksa mediat merreshin me bukuroshen seksi, u desh që Oneda të sqaronte personalisht në “Ftesë në Pesë” se nuk është pjesë e një partie politike dhe nuk mendon të jetë. Fjalimi ishte thjesht një detyrim, të cilin ajo e ndjeu ta bënte si pjesë e të rinjve që e duan Shqipërinë dhe kanë vendosur të jetojnë këtu. “Nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në parti politike, por këtu nuk kanë emër shumë të mirë dhe personalisht mendoj se nuk do të përfshihem ndonjëherë. Thjesht do të ndjek gjithmonë të gjitha protestat dhe mitingjet që në thelb kanë diçka të drejtë, pavarësisht se nga kush [organizohen]. Rëndësi ka kauza. Shoqëritë demokratike të shëndetshme janë ato që kanë përplasje idesh, kanë debate,” u shpreh Skënderi.

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Nuk është hera e parë që për disa klikime më shumë, tkurret figura e vajzave dhe grave duke përfunduar në një portretizim të shëmtuar dhe të cekët që mjaftohet vetëm te sipërfaqja. Ky portretizim mospërfillës ndaj thelbit dhe kauzës që trajtohet vjen përmes një gjuhe seksiste që përpiqet t’u referohet vajzave dhe grave vetëm për dukjen e tyre. Nëse jeni kuriozë për fjalimin e Onedës, vështirë ta gjeni nëpër media sepse pakkush u mundua ta merrte parasysh, paçka se foli për arsimin dhe problemet e të rinjve shqiptarë.

Personalisht Onedën nuk e njoh, megjithëse nuk më duhet ta njoh që të kuptoj se realisht është e patolerueshme gjithë ky trajtim aspak serioz që u bëhet njerëzve – në këtë rast vajzave dhe grave – duke zgjedhur t’i injorosh e të merresh me “pjeshkëzimin” e tyre për hir të disa klikimeve të papërfillshme.

SINDI SALAJ/ ANABEL.AL

14 Comments

  1. Oneda vete zgjedh te beje pozime seksi. Ajo e di qe po mos ishte e bukur me shume mundesi ne vend te saj ne podium do ishin meshkuj apo femra me te talentuara. Sa per te nderuar te verteten, fjalimin e saj e publikoi presidenca dhe mesa pashe e kishin rimarre disa media. Nuk besoj se Onedes do t’i kishte pelqyer me shume po te thonin te verteten tjeter, pra qe fjalimi i saj ishte i lodhur dhe zeri i cjerre nje dhimbje koke e padurueshme. Apo qe fjalimi i shkurter i boksierit ishte shume me godites dhe i mire-interpretuar. Gjithsesi e pershendes qe ajo vete nuk u ankua per trajtimin si princeshe qe i’u be.
    Nuk cuditem qe ankesen ne vend te saj e ben portali i Delines,perkrahesja e barazise gjinore dhe kundershtarja e objektivizimit, njera qe paguan cuna nga 20-30 mije leke per t’i hequr qimet e gjoksit me dyll live.

    1. Neri të paskan plasë sytë ëë. Xhelozi e madhe s’ke faj. Po ti neri ça talenti ke pervecse te shkruash komente haters

      1. Nuk kam pse te jem xheloz sepse rezultatet i kam pasur me te mira se kjo pa pozime seksi. Per koincidence edhe une e kam takuar njerin prej presidenteve me te njejtin motivim (te pakten ne aspektin formal dhe publik) si Oneda. Gjykimi im nuk eshte personal, por gjithmone politik. Nese ti je i opozites si nuk te ben pershtypje qe shqetesimi vjen prej portalit te Dalina Buzit, shoqe dhe mbeshtetese prej mese 20 vjetesh e Lali Erit? Te jesh i qarte qe lepirja e Dalines nuk ka lidhje as me Oneden dhe as me opoziten, por me promovimin e nje axhende agresive te se majtes progressive, qe per lehtesi po e quajme Sorosiane.Kjo eshte histori tjeter, por ia vlen nje debat qe askush nuk guxon ta beje lidhur me faktin qe femrat per shkak te pamjes fitojne terren qe ndryshe nuk do ta kishin fituar . Nuk po them qe perfeksionimi I pamjes nuk eshte talent, sidomos ne keto kohe kur nuk mjafton puna e mamit dhe duhet te kujdesesh shume per veten, por qe eshte e tepert te ankohesh per avantazhet qe i merr nga ky fakt, persa kohe je e ndergjegjshme dhe i pranon. Komenti im nuk ka asgje prej hatersi (qe zakonisht te shajne deri ne brez te shtate mecfare i vjen per goje), por eshte nje vleresim kritik formal dhe normal, me te cilin zonjusha duhet te mesohet nese do t’i hyje jetes publike, sepse do te perballet me shume me keq. Ne kete kuader pershendetja qe i kam bere per faktin qe nuk u ankua per trajtimin si princeshe, nuk eshte ironike por i sinqerte, sepse ka njerez sado te privilegjuar qe nuk humbin shansin per t’u qare e ankuar. Sa per pyetjen tende, talente kam disa, por ai qe vleresoj me shume eshte qe i bej 10 km per me poshte se 40 minutat. Besoj e mund dhe Ramushin. Te siguroj qe eshte shume me e veshtire se te lexosh nje fjalim te dobet qe ta kane beret e tjeret. Jo cdo gje qe del perpara kameres ka lidhje me talentin sic e supozon ti. Me suksesin po, por kjo puna e suksesit eshte si ajo historia e sallamit. Atij qe nuk e dime si behet dhe qe e ha shume ky i Kines Popullore.

  2. Sipas ketij komenti qe ka shkruar ka dhe nje profesion tjeter -i bie bythes-.Turp -turp- neqofte se je ai -Neri-qe kam lexuar komentet e meparshme dhe me vjen keq qe ke rene kaq poshte me kete koment .Por dyshoj qe eshte dikush tjeter qe ka shkruar nen pseudonimin tend.Se ka nga ata -MAVITE-qe shkruajne me pseudonimet e te tjereve.

  3. Ti -Langaraq-qe po te ve kete emer me dukesh si nje komentues byth -lepires qe mundohesh te hiqesh si i -opozites-duke u lepire sa andej dhe ketej.Une nuk te fyeva per komentin qe kishe shkruar me la .sepse dyshoja qe ate koment nuk e kishte shkruar -Neri-qe dikur i kam lexuar komentet ,por nje dore tjeter me pseudonimin tend .Sepse ka shume nga -te Pa emerit e rivdekjes -qe shkruajn nen pseudonimin e te tjereve megjithe ate ti e nxore koken tende me kete -palo-leksion-qe ke shkruar-qe hiqesh si filozof ,por me duket se ti je si ata -Kujtim Gjyzet dhe Kostaq Papat-e te ashtuquajtur -Opozita e Re -qe hiqen sikur japin mend dhe nuk kane per vete sa -per ate -Sallamin-une e di si behet dhe ta rekumandoj -jepu nga nje cope atyre qe ke ne familje dhe meshume ano nga gjinija femer .Te dish nje gje ;qe reston une ja jap gjith kujt qe e meriton dhe ne kete rast e meriton ti -o filozofi i talentuar -NERI-

  4. Komenti im, pavaresisht se kush mund ta kishte bere, nuk kishte asgje prej bytherenesi apo rilindasi, keshtu qe e meritove ate pergjigje.Bytherenes dhe rilindas jane mbeshtetesit e lali erit, Dalines dhe Sorosit si ju qe me sulmuat.

  5. Nje fjale e urte popullore thote;Lufta brenda llojit eshte me keq se jashte llojit.Po te analizosh kete fjali thelle,mund ta kuptosh dhe pergjigjen tende ku e shkrove pa e menduar,megjithe ate ti akoma nuk e ke kuptuar se i lexon pa menduar vetem per te shfaqur ate pseudotalentin tend si njeri i lexuar,por nje gje te kesh para sysh kur une kam bere -oponence-me -Mavite-me te -pa emerit e ridhjerjes-me mbrojtsit e qeverise te drogaxhinjve ti nuk e kishe idene jo me te dilje dhe te shkruaje komentet .Une kam arritur deri atje qe kam marre te shara nga ataj bij bushtrash komuniste ,por ja u kam kthyer me te njejten monedhe dhe mos me shume duke i share deri dhe ne femijet e djepit .Prandaj ti shoku-NERI-mos me ngatron mua me veten tende.Ne karakterin tim une nuk paragjykoj se kush del neper mitingje, te kujt do force politike te jete ,qofte femer apo mashkull,emire apo e shemtuar qofte ,i mire apo i shemtuar, nuk i paragjykoj sepse c’do njeri ka karakterin e tij ,bindjen e tij ,idene e tij .Une urrej ata njerez qe dalin dhe derdellisin duke mbuluar llumin e politikaneve,te qeveritareve apo dhe njerzeve te tjeredhe nuk me behet vone se e kujt shoqe eshte, apo ke ka per burre .Prandaj shoku -Neri-kur te shkruash i lexo mire komentet.

  6. Neri,
    e paske merzit fort Stalinin nga njona ane ene i ke shtu tagjine nga ona qeter. E ka realizu e tejkalu normen e kooperatives me tre komente ene mo shume se nje faqe te daktilografume. Shkurt e ka shty i vakt me sufllaqe.

  7. Mire mo mire per vajzen po ajo fotografia e trete se si po me duket! Iliri me ate koken tjeter si dy bole ndersa vete ajo si koke kari pederasti e trajtuar me tualet gati per ta fut ne sumen te Kina popullore.

  8. E kane ngrene me pare ne sumet gruaja me motren qe ke ne shtepi o moter dhe grua qire i pa -emer-ato dhe gojoren e perdorin mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.