• |
ide | kryesore

Aksident në Berat/ Makina përplas për vdekje 41-vjeçarin, shoferi tenton të largohet nga vendngjarja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Kuçovë-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”.

Një makinë tip “Benz” me targa BR 6446 A që udhëtonte me shpejtësi nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Urës-Vajgurore ka përplasur e marrë zvarrë në asfalt një 41-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Kalimtari Altin Domi, banues në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës ka ngelur i vdekur në mes të rrugës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Rubin Dautaj, 32 vjeç është kapur nga policia rreth 8 km larg vendngjarjes, në afërsi të fshatit Moravë, ku mjeti e kishte lënë në rrugë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar pas aksidentit.

Pas kapjes së tij, policia i ka bërë edhe testin e alkoolit, nga ku ka rezultuar “negativ”. Ekspertët e policisë në vendngjarje konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me vdekje. Burime nga vendngjarja deklarojnë se automjeti ishte duke “fluturuar” në këtë zonë të banuar, ku edhe pse janë investuar miliona lekë për asfaltimin e rrugës mungon totalisht ndriçimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *