• |
ide | kryesore

“Alo, jam Agnelli”: presidenti i Juventus telefonon Percassi për ti kërkuar ndjesë

Sport



Prononcimi i Andrea Agnelli mbi të drejtën apo jo të Atalanta për të qendruar në Champions League ka zhgënjyer Antonio Percassi, aq sa presidenti i Juventus ka shpejtuar të sqarojë fjalët e thënë me një telefonatë direkte me kolegun zikaltër. Agnelli i ka shprehur Percassi pikëpamjen e tij se nuk kishte qëllim të sulmonte klubin bergamask, por të evidentonte nevojën për të riapër mekanizmin e hyrjes në Kupat europiane.

Kontakti telefonik, sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, ka shërbyer për të ngjitur problemin e krijuar nga deklarata që ka hidhëruar zikaltrit, në një moment në të cilin Atalanta po shkruan historinë në Champions League, duke arritur rezultate të rëndësishme e lojë të bukur, që po i jep vlerë futbollit italian. Atalanta nga ana e saj nuk ka lëshuar asnjë komunikatë zyrtare si pas fjalëve të Agnelli, ashtu dhe pas telefonatës sqaruese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *