• |
ide | kryesore

Pro Albinit “anti- amerikan”

1, Ide

Që kur ankthi i ftohjes së Kosovës me Amerikën po përhapet me një shpejtësi më të madhe sesa frika nga koronavirusi, në establishmentin mediatiko- politik të Prishtinës po gjallojnë dy rrëfime të kundërta.

I pari po artikulohet kryesisht nga kundërshtarët e Albin Kurtit, por dhe nga një pjesë e atyre që janë bërë, krejt pa zemër, pjesë e koalicionit me të. Sipas këtij grupimi, përplasjet e kryeministrit të ri me një diplomat kaubojs të tipit Grenell, janë parathënie e katastrofës së ardhshme për Kosovën.


Lexo më tej:

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

 Ata përcjellin me shqetësim çdo Twitter të të dërguarit të Trump për dialogun, ata vënë alarmin pas çdo telefonate të munguar me shefat e lartë të administratës amerikane, ata parathonë skenarët më katastrofikë, duke predikuar se, nëse Kurti nuk gjunjëzohet shpejt dhe pa kundërshtime për heqjen e taksës, Shba do të largojë ushtrinë nga baza e Bondstillit dhe do të ndërpresë ndihmën ekonomike.

Nisur nga ky skenar apokaliptik, edhe anëtarë të qeverisë Kurti nga LDK-ja, që kanë veshur kostumin e kafazit të selisë diplomatike në Dragodan, po kërcënojnë me prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e qeverisë, nëse deviza e Grenellit: ‘Tani, shpejt, pa kushte dhe pa kompromis”, nuk zbatohet pikë për pikë.

Kulisat/ 24 orët e vështira të Albin Kurtit për taksën

Ndaj kësaj qasjeje alarmiste, ku përplasja është e fryrë, ku rreziku është i ekzagjeruar dhe skenarët apokaliptikë të shumfishuar, grupimi i dytë, ai i mbështetësve të Albinit, po përgjigjet në mënyrë hipokrite, të kompleksuar dhe me një qetësi të shtirur.

Nëse të parët predikojnë prishjen përfundimtare të Albinit me të dërguarin e Trump-it, të dytët mohojnë gati çdo fërkim mes tyre; nëse alarmistët paralajmërojnë rrufetë që do godasin përmes cicërimave të Grenellit, të tjerët sillen sikur gjithçka është nën kontroll; nëse “pro –amerikanët” profetizojnë apokalipsin, idhtarët e Vetvendosjes mohojnë deri edhe ekzistencën e problemit.

Në fakt, kjo qasje e pushtetit të ri, të pamësuar gjatë kohës së opozitës me gjuhën e dyfishtë dhe qëndrimet e drunjta, nuk është më e mira e mundshme. Në vend që të fshihen pas gishtit, ata duhet t’u thonë njerëzve të vërtetën. Dhe ajo është se “PO”, ka një problem real dhe serioz mes Rik Grenellit, njeri shumë pranë presidentit Trump, i veshur pothuajse me gjithpushtetshmëri për dialogun shqiptaro- serb, dhe Albin Kurtit. Ata duhet të pranojnë gjithashtu se ky hendek, përbën një vështirësi si për Kosovën, që qoftë përkohësisht nuk e ka luksin e ftohjes me një aleat të madh, po ashtu edhe për koalicionin qeveritar, çka mund të shpjerë në një krisje të parikuperueshme e deri dhe rrëzim të qeverisë.

Por, duke pranuar këtë të vërtetë jo fort të këndshme, ata duhet të shpjegojnë pastaj edhe se përse është mbërritur deri këtu. Çfarë i kërkohet konkretisht Albin Kurtit dhe se sa absurd është presioni para të cilit është vënë ai nga Grenell dhe sidomos nga servilët e këtij të fundit në Prishtinë.

Sepse këtu qëndron realisht thelbi i problemit.

Së pari, kryeministrit të ri të Kosovës po i kërkohet që të gënjejë ata të cilëve u ka marrë votat me parimin do të heqim taksën 100% duke e zëvendësuar gradualisht me parimin e reciprocitetit. Ai po vendoset me shpatulla për muri për të mos zbatuar programin e qeverisë që drejton. Pra, në thelb, ai po ftohet të jetë i ngjashëm me të gjithë politikanët e tjerë të 20 viteve të fundit, të cilët grabisin, abuzojnë, keqqeverisin dhe e garantojnë karriken e tyre të pushtetit përmes servilizmit ndaj ndërkombëtarëve.

Së dyti, Albin Kurtit po i kërkohet të shkelë mbi dinjitetin zyrtar të përfaqësuesist të një shteti. Nëse ai bëri një propozim gradual për heqjen e taksës, nëse ai e lidhi këtë sinjal të vullnetit të mirë edhe me adaptimin e së njëjtës sjellje nga Beogradi, atij po i thuhet: Jo ti lësho gjithçka edhe pse serbët nuk lëshojnë asgjë. Dhe askush nuk ka pyetur nëse shqiptarët e Kosovës janë dakord me një përdhosje të tillë?

Së treti, Albin Kurtit, po i kërkohet që të shndërrojë votën transformuese të 6 tetorit, në një fasadë të rreme për të përmbyllur planet që Hashim Thaçi dhe Vuçiçi po thurin prej më shumë se dy vjetësh. Sinjalet që ka dhënë Grenell janë të qarta. Ai e firmosi marrëveshjen për transportet në Mynih, në prani të dy presidentëve, duke rekrutuar si mercenarë dy nënpunës të qeverisë tashmë të rrëzuar dhe duke nëpërkëmbur brutalisht kabinetin e porsangritur. Edhe së fundi, Thaçi dhe Vuçiç u ftuan së bashku në Shtëpine e Bardhë për të folur për marrëveshjen e ardhshme.

Pra, vetëm ai që nuk ka sy në ballë, nuk e kupton se ai do që të mbylli një “deal” të shpejtë, për t’ia dhuruar Trumpit si trofe para zgjedhjeve, dëshiron si përfaqësues të Kosovës në dialog, Hashim Thaçin.

Albin Kurti nxjerr në publik marrveshjen e fshehtë të Thaçit për tërheqjen e ushtrisë nga veriu

Ku ka më mirë sesa një njeri që ka gjetur edhe më parë gjuhën me presidentin serb, që ka dëshmuar në të shkuarën se mund të bëjë koncesione të mëdha për të zgjatur karrierrën e tij politike, të cilit i qëndron mbi krye si shpata e Damokleut thirrja e Gjykatës speciale, për të firmosur një “pakt blitz”, qoftë edhe në dëm të Kosovës. Askush nuk ka dyshime se, për hallet e tij, ndryshe nga Albini, Hashim Thaçi, ashtu sikurse e ka treguar me fakte, do të pranonte një copëtim të Kosovës apo krijimin e një enklave autonome serbe brenda trupit të saj.

Ky pra është thelbi i problemit, kryeministri aktual që sot po pikturohet me ngjyrat apokaliptike të anti- amerikanit, që po vë në rrezik prishjen me SHBA dhe të ardhmen e Kosovës, është në fakt garancia e saj.

Historiku i betejave të tij në favor të temave të mundshme që do të diskutohen, si dhe fakti i të qenit i pashantazhueshëm nga drejtësia ndërkombëtare, e bëjnë atë më të sigurtë në mbrojte të interesit kombëtar, si përballë Beogradit, ashtu dhe përballë arbitarve të dialogut.

Pra, Albin Kurti nuk është ai që po vë në lojë të ardhmen, por garancia që pas negociatave ajo të jetë më e mira e mundshme.

Pikërisht kjo është qasja që duhet të mbajnë njerëzit e Vetvendosjes dhe mbrojtësit e tij publikë. Ata nuk mund të fshihen pas faktit se nuk ekziston një problem me Grenellin, ata duhet të shpjegojnë se cila është rruga më e mirë për t’u përballur me të.

Natyrisht edhe duke e bërë këtë, ata nuk do ta ndalin dot, as alarmizmin e kundërshtarëve të tyre politikë, as kurrizthyerit nga servilizmi, që janë të gatshëm të lëpihen para çdo ndërkombëtari që u del përpara.

Ata nuk do të mund ta ndalin dot histerinë e etiketimit si “anti- amerikan”.

Por ama, në rastin më të mirë, do të arrijnë të dëshmojnë se për një grup sharlatanësh, të qenit “pro- amerikan” barazohet me mashtrimin e votuesve, me mungesën e çdo dinjiteti përballë Beogradit dhe me gatishmërinë për të shitur territore për të vazhduar karrierën politike.

Deri më tani Albin Kurti nuk ka dhënë prova të tilla.

©Lapsi.al

15 Comments

    1. of course it’s not free!
      Harrove te vraret, te perdhunuarit dhe te zhdukurit e viteve ’90-2000 ne Kosove?
      Mos po luanin gje domino ose me letra kosovaret qe ua fali Amerika lirine???

  1. ALFRED LELA DHE MERO GELBAZA BYTHLEPIRES DHE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA’zoni thotë:

    ANDI ,KUR TE DAL ALFRED LELA DHE TE JU KERKOJ JUVE GAZETAREVE ME DINJITET DHE MORAL SI PSH ARMAND SHKULLAKU ANDI BEJTJA YLLI RAKIPIT TI KERKONI FALJE SAIMIR TAHIRIT DHE EDI RAMES SE NUK E KAN MBUSHUR SHQIPËRINE ME DROGE DHE GRABITJE ,JAM SHUME I FRUSTRUAR NGA KY BYTHLEPIRES I QELBUR ,KURVA KA DEGJUAR SE EDI RAMA I KA CA LEK TE NDIHMAVE TE TERMETIT TANI SHKO DHE JA LEPI BOLET EDI RAMES DHE LAL DHJERIT

    1. O Bushat deri sa botoni edhe këto tip komentesh të padenja për një njeri normal, as ju nuk jeni korekt me të drejtën.

      Të drejtën për t’ju botuar komenti duhet ta kenë vetëm komentuesit që ruajnë etikën në koment për ndryshe nqs nuk fyheni ju si pronarë fyhemi ne si lexues.

  2. Gjarpri(H.Th.) e ka nxjerre koken,ka pothuajse 2 vjet.Ai asht ba’ rreziku kryesor i shqiptareve ne Kosove,por edhe i te gjithe kombit.Sebashku me korona-kancerin Klloun Rama,po rrezikojn teresin territoriale te shqiptareve n’Ballkan.Te DY jan te destinuar me shku para gjykatave,n’Shqipni e n’Kosove.
    Gjarpri duhet me u eleminu’,jo fizikisht,sa nuk asht shume vone.Ka njerr koken dhe dhembet,trupin e ka hala’ te fshehur n’Serbi.Ai duhet me u ba’ I PADAMSHEM.
    Albini veproi me mend,bani leshime,edhe pse doli kunder thanjeve te tija.Vucici nuk hek dore kollaj,kjo dihet.Pra edhe Albini te qendroje i forte perball presioneve te nderkombtareve.Edhe pse mund te kete pasoja ne perparimin e Kosoves,qe ma e shumta do t’ndihet n’ekonomi.
    Shqiptaret kan pa’ shume TRA(M)PA e GRENELLA.Presidenti ma i diskutum n’historine e SHBA-se.Ate nuk e don pothuajse 60% e amerikaneve.Ai mund te vazhdoje edhe nji mandat,sepse ndryshimet n’administrate, i konsumojne kohe shume Amerikes.Trapi, vec ka hi’ n’rekordet ma t’keqija te nji presidenti foshnjarak,fodull,arrogant dhe i pa burrni.Te zgjedhurit e tij nuk mund te kene perjashtim nga menyra e berjes politike.Ato jan qenj qe i lepihen bosit.Keshtu edhe i shtremti Grenell,oportunistja Y.Kim e te tjere.
    Dihen qe TRA(M)PI i hoqi kundershtaret n’administrate,dhe jo pak por disa dhjetra.
    Amerika barazohet me “ZOTIN”…!!!???INFERIORITETI e ka emrin: SHQIPTAR!
    Shqiptar te dhjere dhe shker…yer nga te medhenjt,gjate gjithe historise tonr si komb.Tash po don edhe Serbia me na shker…y.Sepse burrat u vrane rreth 20 vjet ma pare;Tashti kan mbete burrecat.
    KOMB PA SHTYLLE KORRIZORE!!!

    1. Koment i mirë deri diku, mirëpo po kam kancer syri duke i lexuar gjith keto gabime drejtshkrimore. Kujdesu pak kur shkruan shqip nëse je shqiptar?!

      1. Per NS-se:
        Jam shpellar.
        Flas dialektin gege,duhej t’a kishe kuptu!?
        Mund t’ket ndonji gabim,m’vjen keq!

  3. Si thote ai me lart per Amerikanet
    Liria nuk eshte e lire.
    E dashkeni lirine qyl,iken ato kohra.
    Tani Ka vetem interesa.

  4. Situate e dhjere.
    Nje presion i hapur dhe i pafytyre

    Kjo pune zgjidhet me largimin e thacit

    Ska pale servile doemos ulet pazari

    Hasha ka ende pak pushtet dhe po e shet per byth te vet.

    Grenell ben presion te hapur. Po u tute e hengre!

    Votat i ka albini .nuk i ka hasha

    Duhet nje dredhi per te dale nga ky kurth i thacit

    1. O me fugshpum sumshpum

      E bone komentin e rradhes mer cun sumpullum

      Po pse o koqe amerikamendt e tua e te fuges , rames dhe lalikellires ka mer brekshpum?

      Bravo komentin e bone ik ha i sanduic hallall 1mije leksh.

  5. Per NS-se:
    Jam shpellar.
    Flas dialektin gege,duhej t’a kishe kuptu!?
    Mund t’ket ndonji gabim,m’vjen keq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu