• |
ide | kryesore

Çifti nga Dibra/ Dy raste të reja me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Lajme



Maqedonia e Veriut regjistron dy raste të reja me koronavirus. Ky është informacioni i bërë i ditur në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 19:30, ku do të jepen detaje mbi paraqitjen e rasteve të reja me virusin.

Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *