• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj grave/ Pensionistë të qendrës sociale dhe qytetarë beratas marshim sensibilizues

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas kanë protestuar sot në qendër të qytetit. Marshimit të tyre sensibilizues kundër dhunës ndaj grave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë beratas.

Me pankarta në duar ku shkruhej: “Të mos heshtim ndaj dhunës”, “Duaje, mos e lëndo, fali dashuri, qëndroi pranë”, “Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona” etj, protestuesit kanë marshuar për rreth 1 orë përgjatë pedonales së qytetit.

Protestuesit kanë deklaruar se dhuna ndaj grave në Shqipëri ka ardhur si rezultat i varfërisë dhe kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetojnë familjet shqiptare. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria rritjen e pensioneve që sipas tyre, janë qesharake.

Pensionistët që u bënë sot pjesë e protestës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, janë shtresa me pensione minimale, që ushqehet pranë një qendre sociale për shkak të pamundësisë ekonomike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 



2 Comments

  1. Une i numerova.
    18 pensioniste dhe 4 te ashtuquajtura qytetatre qe per me teper te jepnin pershtypjen per organizatore ne marshimin triumfal.

  2. hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *