• |
ide | kryesore

Fast food, qen e lakuriqë: kush është Ferran Torres, ylli që magjepsi Juventus

Sport



Pasioni për picën e fast-food, dashuria për qentë, afeksioni për familjen e një zemër valenciane shtyrë nga ambicja. Ky është Ferran Torres, 20 vjecari anësori i djathtë i Valencia që ka magjepsur vëzhguesit e klubeve më të rëndësishëm europianë falë një rritje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Djaloshi me origjinë nga Foios konsiderohet xhevahiri më i ndritshëm i gjeneratës së re spanjolle, që një vit më parë e udhëhoqi në triumfin në Europianin e fundit U19 me dy gola në finale kundër Portugalisë.

Mes pretendentëve për djaloshin – shkruan Mundo Deportivo – është edhe Juventus. Me një kontratë në skadencë vitin e ardhshëm e një klauzolë prej 100 milionë, Torres ka refuzuar deri tani cdo propozim për të rinovuar, duke i hapur rrugë fantazisë së klubeve të mëdha. Në rast se nuk rinovon, Valencia do të ishte e detyruar ta shesë në verë për një shifër shumë më inferiore se klauzola.

Curro Torres, tekniku i tij në debutimin në Segunda Division, në moshën 16 vjecare, e përcakton me “teknikë e shpejtësi, një specialist në një kundër një e në krijimin e superioritetit numerik”. Sprinti dhe progresioni me top në këmbë janë armët më të mira të këtij sulmuesi që, përvec se ka koleksionuar 86 prezenca e 8 gola me fanellën e Valencia, ka një eksperiencë të madhe me moshat e Roja, me të cilët ka fituar dy Europianë (U17 e U19). Lojtari ra në sytë e vëzhguesve të Juventus në 2017. Kapaciteti i vrapit dhe teknika e kanë transformuar në idhull të tifozerisë që prej vitesh nuk shihte të dilte nga kantieri i tyre një talent i tillë.

Tek Valencia luan që kur ishte 6 vjec, duke qenë një tifoz i cmendur i skuadrës së “Lakuriqëve”, fanellën e të cilës i vesh edhe dy qenve të tij. Në moshën 20 vjecare, Torres ka zbuluar se bën ende një jetë të thjeshtë e të lidhur me traditat e familjes, ku shkon gjithnjë në momentet e lira. Për qytetarët e Foios është një motiv krenarie, edhe për mardhëniet e tij me të vegjlit, për të cilët realizon prej tre vjetësh një kampus veror me mbështetjen e Valencia. Veset e vetme që i lejon vetes janë pica e ndalesat në fast-food për një hamburger, për të cilin thotë se cmendet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *