• |
ide | kryesore

Koronavirus trondit Ajax: Poulsen e dy të tjerë futen në karantinë pas një ditëlindje

Sport



Eshtë gjithnjë e më tepër alarm për emergjencën koronavirus edhe në futboll. Ish-mesfushori danez i Juventus Christian Poulsen, aktualisht zëvendës i Ten Hag tek Ajax, është vënë në karantinë së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të klubit hollandez, pasi kanë qenë në një festë ditëlindje në të cilin ishte prezent Thomas Kahlenberg, ish-lojtari i kombëtares daneze, që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ‘De Teleegraf’. Javën e kaluar Ajax është përballur në Europa League me Getafe, që të enjten do të luajë kundër Inter në San Siro në vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit.

“Është e vërtetë që në shtëpi janë tre pjestarë të stafit në formë parandaluese”, ka deklaruar zëdhënësi i Ajax Miel Brinkhuis, edhe pse në fakt Poulsen e dy të tjerët nuk kanë shfaqur simptoma për loronavirus. “Nëse situate mbetet kjo, të teseruarit tanë do të kthehen të punojnë të premten e ardhshme“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *