• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA reagon për “Venecian”: Rama dhe Meta…

Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA ka reaguar pak minuta më parë për publikimin e një pjese të draft-opinionit të Komisionit të Venecias.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë” – thuhet në deklaratën e SHBA. Në një pjesë të publikuar nga ky draft thuhet se veprimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk ka arsye për shkarkimin e tij. ©LAPSI.aL



11 Comments

  1. Po kjo ambasade pse nuk doli te prononcohej kur mazhoranca e kaloi ligjin per menyren e betimit ne te njejten dite kur erdhi grupi i komisionit te venecias???? Kam pershtypjen qe ambasada nuk ka lidhje fare ne kete mes, por besoj se stafi i brendshem qe merret me marrdheniet me Institucionet e me shtypin jane kelyshet e mazhorances.

    1. Përmbajtjen e plotë e të detajuar të mendimit paraprak të Komisionit të Venecias, mund ta gjeni sot në faqen onlinë të VOA.
      Duke lexuar VOA, një media e fuqishme që përçon mendimin e qeverisë amerikane, bije poshtë tërësisht edhe alibia e bojaxhiut e Tao Taos, se SHBA përkrah këtë qeveri.
      Kjartësisht Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit Meta në interpretimet e tij të shkeljes së Kushtetutës nga mazhoranca qeverisëse, e në të njejtën kohë qartësisht e quan të paligjshëm kkëmbënguljen e komisionit parlamentar të Manjës, për të shkarkuar presidentin.
      Një trajtim të veçantë i bën Komisioni i Venecies, veprimeve të paligjëshme të KED , ose më saktë të Dvoranit të cilin presidenti e ka nisur një denoncim tek SPAK.
      Pas këtij qëndrimi të Komisionit të Venecia, të cilit mazhoranca ja ka njohur edhe autorësinë e përpilimit të Kushtetutës shqiptare, do të ishte një skandal nëse SPAK nuk do të niste menjëherë hetimin e Dvoranit.
      Mos duhet që SPAK , në vënd të mendimit të KV që ka përpiluar Kushtetutën tonë, të bazohet tek një llapaqen mekanik , injorant i fushës së drejtësisë si Arben Meçe, që çohet nga Rama për të zhurmuar debatet për skandalet e shkeljes së Kushtetutës në emisionet televizive ?

  2. @’ Në një pjesë të publikuar nga ky draft thuhet se veprimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk ka arsye për shkarkimin e tij. @ ”

    Eh sa e ruajme KONFIDICIALITETIN keta politikanet tane .
    Tani shikoni shpellkaret te dalin dhe te lavderojne komisjonin e venecias .
    Po te filtrosh lajmet per komisjonin e Venecias ne arkiven e lajmeve te Lapsit do shohesh se si e kane share shpellkaret me liber shpie ate.
    Bile dhe Meta vete ka thene ‘ cpun kam une me komisjonin e Venecias, as e njoh fare. ‘

  3. Ju te lapsit jeni te pafytyre. Botoni deklaraten e ambasades amerikane, por nuk merreni fare me deklaratat e Taulant Balles. Po sikur te flase edhe Elisa e ju te mos ia varni fare njelloj si Taulantit? A ka b.the ku te rrije ky muhabet? Te mos ia varesh Balles do te thote qe kazani juaj te mos kete as minimumin e etikes. Sa larg jeni me M. Veliajn

  4. Mbajeni mend. Kjo e Veneksias kete rradhe eshte nje trill i madh. Sepse pas trillit te komisionit behen gjalle edhe te tjere qe mezi spresin …..

  5. SUS qelbesira rama-meta….!!!
    Hahaha…Merrni nji oturak afer aty ku rrini,se ka iu dashte,Dhica te dhjere.

  6. Ambasada po na thot se vendimet per shqiperine i marrka ajo, keshtuqe gjithe kete maskarallek e keq qeverisje duhet tia faturojme asaj.

  7. Falenderojme Ambasaden Amerikane, per kerkesen per ruajtje e konfidecialitetit nga ana e politikaneve shqiptare.
    Njekohesisht falenderojme Zerin e Amerikes per publikimin e detajuar te permbjtjes se raportit te Komisionit te Venecias

  8. Po ambasada sic duket ka shprese mos ja del te beje ndonje ndryshim te Raportin se helbete “i thone Amerike e jo llafe”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *