• |
ide | kryesore

Loredana flet sërish për Mozzik në këngën e re

Paparazzi, Slider
Loredana



Loredana ka publikuar këngën e re “Angst” dhe këtë herë u sigurua që vëmendja të mos përqendrohej vetëm tek ajo. Duke shkëputur një pjesë nga klipi, reperja ka publikuar një video të shkurtër, ku në më pak se 2 sekonda shihet fotografia e Mozzik dhe Hanës.

Loredana ka dedikuar disa fjalë lidhur me këtë, e jo pa arsye. “Sa për Mozzik, ai është babai i vajzës time, kështu që kursejini komentet! Nuk do të hidhja kurrë baltë mbi babain e fëmijës time, sepse ekziston diçka si prindërimi dhe respekti. Nuk po shes askënd për famë”, ka shkruar Loredana. Me pak fjalë, reperja ka parandaluar çdo koment apo aludim lidhur me ‘teoritë’ që kënga e re mund të jetë dedikim për Mozzik.

Gjithçka mes ish-çiftit duket të jetë e paqtë dhe pas kësaj deklarate të reperes, vështirë të mendosh se situata do të kthehet në të kundërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *