• |
ide | kryesore

Një Brazil me Neymar dhe vetëm dy ‘italianë’: Tite zgjedh 24 lojtarët drejt Qatar 2022

Sport



Brazili nis vrapimin e gjatë drejt Botërorit të ardhshëm me pesë të reja e siguri të mëdha, duke nisur nga rikthimi i Neymar. Mes të grumbulluarve të Tite për dy impenjimet e para të kualifikueseve në Qatar 2022, në 28 mars e 1 prill, respektivisht kundër Bolivisë e Perùsë, figurojnë vetëm dy lojtarë nga Serie A, juventinët Danilo e Alex Sandro. Spikasin emrat e Bruno Guimaraes, mesfushorit që prej pak kohe ka zbarkuar në Lyon, bashkë me treshen “rubronegro” të Flamengos, Gabigol-Bruno Henrique-Everton Ribeiro. Problem mund të konsiderohet dëmimit i orëve të fundit i Alisson, që është zëvendësuar nga i riu Ivan.

Këta janë 24 emrat e zgjedhur nga Tite. Portierë: Weverton (Palmeiras), Ederson (City), Ivan (Ponte Preta); Mbrojtës: Dani Alves (San Paolo), Danilo e Alex Sandro (Juve), Lodi (Atletico), Marquinhos e Thiago Silva (Psg), Felipe (Atletico), Militao (Real Madrid); Mesfushorë: Arthur (Barcellona), Casemiro (real Madrid), Guimaraes (Lione), Coutinho (Bayern), Ribeiro (Flamengo), Fabinho (Liverpool); Sulmues: Neymar (Psg), Gabigol e Bruno Henrique (Flamengo), Richarlison (Everton), Firmino (Liverpool), Everton (Gremio), Gabriel Jesus (City). Ky i fundit mund të luajë vetëm ndeshjen e dytë kundër Perù, për shkak se është i skualifikuar.

Në lidhje me komplikimet e mundshme për shkak të emergjencës Koronavirus, asistenti i Tite ka siguruar se do të “merren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur lojtarët. E dimë se jemi para një situate të vecantë”, ka saktësuar Juninho, “por jemi gati ta përballojmë”. Në orët e fundit është folur në fakt për një mundësi shtyrje të të gjitha ndeshjeve të parashikuara për në fundin e muajit, por qëllimi i Fifa duket se është ai për të garantuar zhvillimin e rregullt të sfidave, që mund të luhen edhe me dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *