• |
ide | kryesore

Pete Davidson: Ariana më bëri të famshëm

Paparazzi, Slider



Në rast se kishit harruar, Ariana Grande dhe Pete Davidson ishin të fejuar për pak kohë, por mjaftueshëm sa për t’i krijuar stres këtij të fundit. Thuajse çdo detaj nga lidhja e tyre bëhej publike, për shkak të famës që gëzon këngëtarja. Prej këtij popullariteti, aktori mori shumë dhe s’nguron ta pranojë.

“Ariana Grande më bëri, ishte ajo që më krijoi. S’di si ta shpjegoj ndryshe.”- e nisi Pete, që duket se është  shumë, po shumë i besdisur nga paparacët.

“Eshtë shumë acaruese sepse pavarësisht sa larg jetoj unë, ata do të vijnë këtu vetëm se Ariana më bëri të famshëm e gjëra si këto. Pra është faji i saj. Ajo i dërgoi ujqërit tek unë.”

Më shumë se për vete, aktori është i shqetësuar për të ëmën. “Unë kam një familje. Ime më duhet të shkojë në punë dhe jashtë duhet të shohë këta të çuditshmit. Kjo është e sikletshme dhe ta shpif.”- vijoi ai. Vitin e kaluar, Davidson mbylli Instagram-in dhe u shkëput komplet nga rrjetet sociale, për të përmirësuar shëndetin e tij mendor. Ndonëse marrëdhënia me Ariana Grande-n zgjati pak, Pete po “vuan” ende pasojat që erdhën padashje bashkë me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *