• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD

Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri reagon ndaj Bashës në lidhje me propozimin e kreut të PD-së në lidhje me reformën radikale të sistemit zgjedhor.

Gjiknuri përmes një postimi në facebook shkruan se ka një Bashë tjetër në tryezë dhe një tjetër në selinë e PD-së.

Gjiknuri shton se deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës.

Postimi i Gjiknurit:

Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD. Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998.

Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.

Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!



6 Comments

  1. Çfaedolloj “Bashe” te vije ne tryeze , nje gje nuk duhet te harroni apo ta neglizhoni . Populli kerkon lista tre hapura , duam ti zgjedhim vete burrat qe do te na perfaqesojne dhe jo te na i vini ne preher me dhune .

  2. ahahha… Ja u hodhi te tere punen qe keni bere tani per kodin zgjedhor poshte.
    Lulushi nderroi mendje dhe tani kerkon te kete sistem parlamenter me dy dhoma si ne amerike, dhe anulon mbledhjen e perbashket per kodin zgjedhor.

    Kesaj i thone , Kur je duke biseduar se si ta ndertosh katin e 4 te nje pallati 8 katsh , dhe mbasi ke rene dakort per te gjitha gjerat.. Del kryekari dhe thote , NDAAAL. se themelet duam ti bejme ndryshe. Kur puna dhe forma e themeleve eshte diskutuar dhe shkruar ne kushtetue qe ne 1998.

    Po nese kur bisedimet te jene shume afer fundit dhe Rama te thote , Ndaal.. Gjithcka te rrezohet dhe tja fillojme nga e para se rubineti i cesmes ne katin e pare nuk eshte vene mire.

    Keto jane tamam diversjone per mos ta aprovuar kurre kodin e ri zgjedhor.

  3. Po luli telefon i prishur eshte o damian. Thuj here tjeter ti shkruaj ato qe i thote likja dhe sala ose ti perserisi rruges.

  4. Asnje here nuk kan dashur ta nderrojne kodin zgjedhor kto kurvat blu. Dhe me e forta eshte kur dalin dhe thone se Rama nuk e do kodin zgjedhor.
    Tani , gati ne fund te procesit , dalin dhe thone ta fillojme nga fillimi .
    Kjo eshte shashke e PDs per te fituar kohe , se e dine shume mire se parlament me 2 dhoma nuk behet ne Shqiperi, por thjesht duan qe mos mbaroj reforma para se vendet europiane te marrin ne shqyrtim hapjen e negocaitave me ne.

  5. Nuk mund të ketë kod tgjedhor duke injoruar kodin moral e aq më tepër kodin penal.
    Ata që kanë ndërhyrë me manipulime e vjedhje, apo me dhunën e “çunave problematikë”, që nga Gjiknuri e deri tek Rama, pasi të përfundojë reforma zgjedhore, duhet që të meren nga SPAK-u të hetohen e dënohen.
    Është një gënjeshtër e trashë pretendimi se Basha paska shtuar sot idenë e krijimit të një dhome të dytë të Kuvendit, me një Senat që do të kontrollojë ekzekutivin.
    .Këtë ide Basha e ka publikuar që në vitin e kaluar gjatë protestave.
    Ndërkaq Gjiknuri mashtron paturpësisht kur thotë se përfaqësuesit e opozitës paskan rënë në ujdi me te.
    Janë të regjistruara në video e të transmetuara live në televizione deklaratat e dy përfaqësuesve të opozitës që në ditën e takimit të parë, se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme me një qeveri teknike pa Ramën, e se persona të kompromentuar si Gjiknuri të japin llogari para drejtësisë për fëlliqësitë që kanë bërë me zgjedhjet.
    Nëse reformën zgjedhore disa e komentojnë vetëm si një marëveshje për kodin zgjedhor e që ka të bëjë vetëm me votimet me lista të mbyllura apo të hapura, kjo është vetëm një nga problemet e jo problemi i vetëm.
    Opozita u ul në këtë marveshje me qeverinë, jo për të ricikluar në politikë Ramën apo Gjiknurin, por për të parashtruar në këtë komision, realizimin e 9 kërkesat të Bundestagut gjerman si kushte për të filluar negociatat për fillimin e bisedimeve të integrimit europian,
    Nuk doli opozita jashtë parlamentit apo qindra mijëra shqiptarë në protesta, vetëm për lista të hapura apo të myllura, pasi kjo mund të tgjidhej mbrenda një dite me dakortësi.. Ajo doli pikërisht për të mos ta lënë Ramën që ta kthejë Shqipërinë në neodiktaturë duke i kapur të gjitha institucionet e shtetit, deri edhe Gjykatën kushtetuese për të cilën bëri shumë mirë presidenti që doli me alarmin e tij SOS, si një rrezik i madh i shkatërimit të plotë të sistemit demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *