• |
ide | kryesore

Shehi apo Duro nuk bëjnë diferencë: problemi i Kukësit është një tjetër

Sport



Ndeshja e katër radhazi pa fitore e ka larguar edhe më shumë Kukësin nga objektivi titull. Kush mendonte që largimi i Shpëtim Duros dhe ardhja e Orges Shehit do të ndryshonte situatën, duhet ti kthjelltësojë idetë, pas performancës së veri-lindorëve kundër Vllaznisë. Ndryshimi teknik duhet ti jepte një shkundje ambjentit, por në fakt ka qenë e njëjta skuadër, e njëjta mënyrë loje dhe e njëjta mungesë shpirti.

Kukësi luajti me veprime të bukura, por tepër individualiste për të vënë përfund një barrierë solide si ajo që di të ndërtojë Jonuz. Detajet madje diktojnë një të dhënë tjetër shqetësuese për të parën e Shehit: për të parën ndeshje pas 8 javësh Blutë nuk kanë shkuar në gol, saktësisht nga barazimi i kontestuar në gjirokastër me Luftëtarin.

I konsideruar gjithnjë me organikën më kualitative në Superiore, Kukësi nuk ka zhgënjyer në këtë këndvështrim, Abazaj është entuziazmues kur futet në inkursion, Gavazaj gjithashtu, Shkurtaj është një prej 16 golash, ndërsa Ethemi, Limaj me Musollin nuk diskutohen në vlera. Ka vetëm një problem, nuk luajnë si skuadër: po ti shohësh në fushë duken sikur luajnë nota të njëjta, melodish të ndryshme. Një problem që ishte me Duron, u pa me Shehin e që po e largon Kukësin nga titulli…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *