• |
ide | kryesore

(VIDEO) Përhapja rrëqethëse e coronavirusit nëpër botë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video grafikë tregon shpërndarjen rrëqethëse të coronavirusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ua ka marrë mbi jetën 3 mijë të tjerëve.

Coronavirusi është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, kurse video grafika me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se sa shpejtë është përhapur.

Ky virus vdekjeprurës ngriti në këmbë botën e në veçanti Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kur në provincën kineze Hubei u lajmërua në fillim në një treg ku shiteshin fruta deti, por që në të mungonte higjiena dhe prerja e tyre bëhej në mënyrën më primitive të mundshme.

Për realizimin e video-grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *