• |
ide | kryesore

Zbardhen propozimet e grupit parlamentar demokrat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen propozimet e grupit parlamentar demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në dokumenti përfshihen katër alternativa të propozuara nga deputetët ose grupe interesi për sistemin zgjedhor.

Në zbatim të metodologjisë për Reformën Zgjedhore dhe në përputhje me Kalendarin për temat që do të trajtohen, të miratuara nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, pasi u përmblodhën propozimet përkatëse të paraqitura deri më sot, Grupi Parlamentar ‘Demokrat’ paraqet propozimet e tij, në 4 (katër) opsione për sistemin zgjedhor”, thuhet në dokument.

Alternativat: 

1. Sistemi proporcional kombëtar – një zonë zgjedhore – kuvendi me 100/140 deputetë; (modeli i Kosovës). Ky opsion është propozuar nga deputeti Ralf Gjoni (Nisma Thurje) dhe deputeti Myslim Murrizi (me disa ndryshime të vogla midis tyre);

2. Sistemi proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare; Propozim i tre deputetëve;

3. Sistemi proporcional rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore;

4. Sistemi mazhoritar, i korrektuar me listë proporcionale kombëtare



3 Comments

  1. Po nga tavolina pse u larguam keta te lulushi,apo moren urdher nga salihu qe nuk duhet te miratojne asgje dhe ta quaj deshtim tryezen dhe salihu te meret me ramen

  2. Une mendoj se sistemi me i mire do ishte:
    1 – Sistem proprocional kombetar i hapur (kryetari i patrise zgjidhet automatikisht pavarsisht votave)
    2 – Partite te garojne te vetme dhe koalicionet te jene paszgjedhore.
    3 – Pragu minimal per çdo parti 3% .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *