• |
ide | kryesore

“Zbulimi“ i letrës/ Meta kundër negociatave? Si qëndron e vërteta

-Instant, Kryesore, Lajme

Edi Rama nuk ka shkuar dot shumë më larg se akuza e përsëritur pa pushim në këto 30 vjet, se “armiqtë e pushtetit” pengojnë integrimin perendimor të vendit. Refrenin që e ka përsëritur Sali Berisha i parë kundër Fatos Nanos, Gramoz Ruçit dhe Servet Pëllumbit, se janë kundër Natos dhe pranimit në Këshillin e Europës, atë që ka rimarë Berisha i dytë kundër Ramës se është kundër liberalizimit të vizave, pasi bën protesta dhe kundër hapjes së negociatave që i mban peng me qarkun e Fierit, po e përsërit edhe kryeministri aktual kundër presidentit të republikës.


Rama ka bërë sot një shënim në Twitter: “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”.


Në fakt, “revolta xhenuine” e kryeministrit u përgatit nga një skenar i nisur me kujdes. Dje në një kronikë të Top Channel hiqej paralelja mes shqetësimit dramatik të Metës dhe faktit se ajo bëhej vetëm një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë. Dhe si për çudi ‘zbulimin” e saj e kishte bërë një gazetar si Muhamed Veliu (shiko poshte), që herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur.

Pasi ky skandal u mbars e gjithë rilindja u hodh në sulm me slloganin e armikut që do të pengojë intergrimin.

Pas kësaj zhurme presidenca botoi letrën e plotë me nxjerrjen në dritë të së cilës u vunë re dy gjëra.

Së pari, se presidenti, ndryshe nga çakuzohej e kishte kërkuar shkurt dhe shkoqur hapjen e negociatave: “Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme.” thuhej në letër, në atë paragraf që Meta e lexoi tre hetë me radhë, kur doli në konferencë për shtyp.

Lexo më tej:

Meta i shkruan Brukselit: Shqipëria në situatë politike dramatike, mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë 

Së dyti, as akuza se letra e zezë u bë nga marazi pasi Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv, nuk qëndron. Natyrisht teksti drejtuar në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi erdhi në kohë pas dokumentit për çeljen e negociatave, por pikërisht se ai lidhej me një interpretim të konfliktit lokal për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues.

Presidenti i sqaronte komisionerit qëndrimin e tij për këtë çështje. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në sqarimin që zëdhënësja e BE, Ana Pisonero, bëri për Agjensinë Telegrafike Shqiptare, ajo konfirmoi se thelbi i letrës ishte për gjykatën kushtetuese: “Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” deklaroi ajo duke shtuar se BE pret verdiktin e Venecias dhe nuk përzihet në këtë mosmarrëveshje lokale.

Pra , sikurse shihet nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Ilir Meta po përpiqet të pengojë hapjen e negociatave. Por me sa duket propaganda e Ramës ka mbetur aq keq, sa do të shfrytëzojë metodat që Berisha përdorte vite më parë dhe gazetarë si Muhamed Veliu.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Ku kane mbetur ne dore te Muhamet Veliut dhe Bolinos, Turp gazetarucer pa personalitet. Nderoj kanalin sa here dalin keto hale

  2. Ilir Mutaj don me la mutin me shurre,thojm Ne shpellaret.
    Klloun Rama -Idhir Meta nji mut i ndam n.dysh!
    Nga nji qenef kan dale.

  3. Që Berisha ka akuzuar në fillim vitet 90-të Fatos Nanon, si një ish pedagog i Shkollës së lartë të PPSH drejtuar nga Nexhmija, Gramoz Rruçin që Ramizi e bëri sekretar të parë të PPSH për Tepelenën e më vonë ministrin e fundit të sigurimi, apo Servet Pëllumbin një ish profesor të marksizëm -leninizmit, nuk besoj që të ketë shqiptar që të mos ta dijë se të tre këta persona, deri në 1990, i kanë quajtur BE e SHBA si armiq rë betuar të partisë së tyre e të “popullit shqiptar”
    A ka shqiptar që nuk e di se Partia socialiste erdhi nga PPSH duke ndruar vetëm emrin e duke hequr vetëm ish antarët e vjetër të byrosë të partisë së Enverit ?
    Boll me këto krahasime qesharake për të ardhur në raportet e Ramës me Metën

  4. shko ore Bushati o kone e Sali Shpelles ……. ku ke byth ti te diskutosh per muhamet veliun Ai mban maje karit ty dhe nja 100 si ty Anal-ist i leshit

  5. O byroist po salihun me teser partie te ppsh ku e fut ti,mjek i enverit qe I merte analizat e shurres dhe mutit,25vjet sek i partise ne spital shko mor debatikas i pd ha ndonje byrek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu