• |
ide | kryesore

“10 vite, pasion, krenari, dashuri”: Partizani uron jubileun e tifo-grupit që nuk i la kurrë vetëm

Sport, Video



Një tifoz është i tillë edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë për skuadrën e tij. Historia ka treguar se jo gjithnjë është kështu, me tifozë që bëhen prezentë vetëm në kohët e arta të skuadrës që mbështesin, por ky nuk është rasti i tifo-grupit ultras të Partizanit, Ultras Guerrils, që ka ndjekur pas të kuqtë edhe në vitet e vështira në Kategorinë e Dytë.

E këtë gjë nuk e ka harruar klubi, edhe pse nuk po kalon momentin më të mirë në kampionat pas dy humbjeve radhazi në derbi e kundër Teutës. Për datën speciale të Guerrils, në 10 vjetorin e krijimit, Partizani ka postuar një video falenderimi, për ata që kanë qenë në stadium për ta gjithmonë…

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/184633536316735/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *