• |
ide | kryesore

I ikën policisë, e shtyp treni: humb jetën arbitri që u përjashtua një vit nga futbolli

Sport

Ka humbur jetën në moshën 31 vjecare Antonio Martiniello, arbitri i provincës së Macerata se ishte dënuar me përjashtim nga aktivitetet sportive për 1 vit, me akuzën se kishte goditur me kokë një futbollist në përfundim të një ndeshje në kategorinë e dytë. Martiniello është shtypur nga treni në afërsi të stacionit të Potenza Picena, e forcat e rendit janë duke punuar për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Arbitri në fakt ndodhej për më tepër në arrest shtëpie, me akuzën e stalking.

Karabinierët, sipas asaj që bëhet e ditur nga vetë avokati i Martiniellos, kishin shkuar për ta arrestuar, me shumë mundësi për thyerje të arrestit të shtëpisë. Me mbërritjen e tyre, 31 vjecari fillimisht u mbyll në shtëpi, pastaj u largua duke dalë nga ballkoni. U drejtua nga hekurudha ku është shtypur nga treni në ecje: hetuesit nuk përjashtojnë edhe hipotezën e një gjesti të vullnetshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu