• |
ide | kryesore

Rekordin e ri të Ronaldinho e vendos… policia: dy arrestime në 48 orë

Sport



Dy arrestime në 48 orë për Ronaldinho në Paraguay. Ish-futbollisti brazilian është ndaluar përsëri në Asuncion, në Paraguay, me akuzën se është futur në vend me një pasaportë false. Lajmin e ka shkruar e përditshmja ABC Color. Arrestimi i ri përfaqëson një ndryshim të papritur të situatës, në cështjen që po trondit ish-kampionin e Brazilit, Topi i Artë 2005. Ronaldino ndodhet prej disa ditësh në Paraguay me të vëllain Assis, për të prezentuar librin e tij “Genius of Life” e për të marrë pjesë në inisiativa bamirësie. Të mërkurën dy vëllezërit ishin ndaluar papritur nga policia që ushtroi kontroll në rezidencën e tyre në Yacht Resort në periferi të Asuncion, duke akuzuar Ronaldinho se zotëronte një dokument identiteti fals. Ditën që pasoi, ish-futbollisti u arrestua dhe pastaj u la i lirë.

Zyra e ministrit publik paraguaian ka nxjerrë një komunikatë përmes Tëitter ku thotë se “Prokuroria e përgjithshme ka formosur një urdhër për mbajtjen në arrest të lojtarit si i pandehur për përdorimin e një dokumenti publik flas”. Në të njëjtën kohë, vetë organizmi ka shpërndarë në faqen e Facebook një komunikatë ku tregohet se Ronaldinho e vëllai i tij janë arrestuar dhe dorëzuar tek Grupi special i policisë kombëtare, në dispozicion të gjykatës”.

Ndërkohë dy brazilianët janë vizituar nga avokati i tyre mbrojtës, Alcides Cáceres Ibarra, që pas takimit është larguar nga selia e Grupit të specializuar pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Disa organe të shtypit hipotezojnë edhe krimin e riciklimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *