• |
ide | kryesore

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ A po rikthehet ideja e ndarjes së Kosovës?

Kryesore, Lajme



A e ka rikthyer sërisht në tryezë projektin e vjetër të ndarjes së Kosovës, takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë mes Aleksandar Vuçiçit, Hashim Thaçit dhe përfaqësuesit të presidentit Trump, për dialogun Ambasadorit Richard Grenel? Nëse të gjithë e pranojnë se megjithëse është tërhequr kjo ide nuk ka vdekur përfundimisht, zërat se ajo po ngre kokë janë shtuar javët e fundit. Dy ditë më parë, në mediat e Prishtinës, qarkulloi një lajm se dy premisat për kompromisin me mbështetje amerikane ishin ose shkëmbimi i territoreve ose krijimi i një autonomie për komunat serbe brenda Kosovës.

Kjo përputhjej edhe me insistimin e herpashershëm të presidentit serb Vuçiç se nuk mund të ketë njohje të Kosovës pa fitur edhe Serbia diçka.

Pikërisht versionin e shkëmbimit të territoreve ka mbrojtur në një intervistë që ka shkaktuar zhurmë të madhe edhe analisti Edward Joseph (foto poshte), profesor i Universitetit “Johns Hopkins”, në një bisedë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Joseph thotë se Thaçi e Vuçiqi në Washington diskutuan marrëveshjen me bazë ndarjen e Kosovës – Grenelli e quan “fake news”

“Qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës” ka deklaruar ai.

Résultat de recherche d'images pour "thaci vucic grenell"

Joseph që njihet si një nga ekspertët më të mirë amerikanë për Ballkanin, është i bindur se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes palëve po kanalizohet drejt varianteve për të cilat, Thaçi e Vuçiqi kanë rënë dakord gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Federica Mogherini.

Por kjo ide e rrezikshme, e cila ngjalli shumë reagime në të gjitha vendet Ballkanike e sidomos në Berlin është mohuar nga pjestarët e takimit në Shtëpinë e Bardhë, të cilët megjithatë nuk e kanë bërë të ditur se për çfatë ishin mbledhur në Uashington.

Grenell ka reaguar edhe ndaj deklaratës së fundit të Edward Josephit, duke thënë se ky është “lajm i rremë”.

“Lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në postimin e tij të fundit në Twitter.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Albinit “anti- amerikan”

Rreth deklaratave të analistit amerikan Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Është zhgënjyese të shohësh se si analistë të caktuar, në mënyrë të thjeshtë krijojnë planet e tyre fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e lajmeve të rreme s’e ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Por sikur të qe i ndërgjegjshëm për reagimet që do të merrte Edward Joseph i ka paraprirë atyre në intervistën e tij : « çështja është se në dobi të kujt do të arrihet një marrëveshje e tillë? Të Thaçit, Vuçiqit apo SHBA-së – apo nga ana tjetër, të shqiptarëve e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe në Serbi” pyeste ai duke lënë të kuptohet se në këtë « deal » mund të kishte më shumë interes për sfidat personale sesa për ato të popujve që prekeshin prej tyre.

©Lapsi.al



11 Comments

    1. Idiot, ç’ndryshim ka? Ideatorë janë përherë serbët, edvini, thaçi e batoni ju shërbejnë ideve të serbëve jo vetëm sot por edhe kur u shpall pavarësia kishte idiotë apo përfitues që manipuloheshin nga serbët.

    2. Po patjeter si ideatori i madh i popullit shaiptar ka ideuar psh kanabizimin e vendit ose kriminalizimin e shtetti me persona me rekorde penale.

      Po crendesi ka kjo ..ai flet bukur dhe shkruan bukur bile bile dhe pikturon shume bukur…ja skica e tij tek qendra air albania — QTU , a nuk eshte e bukur fusha ne qendren tregtare???

      Eh…

  1. Kosova urgjentisht duhet te largoje Thacin nga keto bisedime. Te duket sikur po perseritet Konferenca e Londres 1913. Nuk mund te kete dy pale nga radhet e shqiptareve ne bisedime. Parlamenti i Kosoves te nderhyje urgjentisht qe kakofonia e bisedimeve per te ardhmen e kosoves te mos jete pjese e nje personi ose te disa personave rreth tij. Kosova te pergaditet per lufte.

  2. Po patjeter si ideatori i madh i popullit shaiptar ka ideuar psh kanabizimin e vendit ose kriminalizimin e shtetti me persona me rekorde penale.

    Po crendesi ka kjo ..ai flet bukur dhe shkruan bukur bile bile dhe pikturon shume bukur…ja skica e tij tek qendra air albania — QTU , a nuk eshte e bukur fusha ne qendren tregtare???

  3. Kush shet atdheun Zoti e cfaroste
    Mos Ju gjendshin dy metro dhe per varr
    Kockat jua hengeshin qente.

  4. Ed Drama vdes per ta ndare, kushedi sa pare i kane premtuar fetaret ortodoks nese arrihet, dhe me ato para do siguroje boten e pertejme dhe parajsen e garantuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *