• |
ide | kryesore

Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Kryesore, Lajme



Në debatin e fortë për radhën, afatet dhe mënyrën se si bëhet dekretimi dhe betimi i Gjykatës kushtetuese ka dhënë më në fund mendimin e tij edhe Komisioni i Venecias.

Ajo ishte thirrur të ndante konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve).

Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Opinioni paraprak për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka rrëzuar pretendmet e qeverisë se presidenti ka shkelur ligjin. Poshte pikat më të rëndesishme…

Lexo më tej:

Andi Bushati:Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

1)Ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e vonuan socialistët

Dy vitet e para 2017/2018 KED “humbi kohë tepër të vlefshme për të shmangur krizën e tanishme kushtetuese”. Në vitin 2017 qeveria u ankua se anëtarët e KLD nuk kishin kaluar vetingun, disa anëtarë të KED u dorëhoqën, të tjerë u rrëzuan nga vetingu dhe për pasojë KED në 2017 nuk u mblodh asnjëherë.\

Në 2018, KED u mblodh vetëm një herë, pasi përfaqësuesi i parlamentit kërkoi që KED të kufizohej vetëm në vendime adminstrative dhe të mos bënte renditjen e kandidatëve.

Sipas Komisionit të Venecias, “kërkesat e vitit 2017 dhe 2018, që KED të mos bënte renditjen e kandidatëve, nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ishte e parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj, që anëtarët e KED të kishin kaluar procesin e vetingut”.

2)Përzgjedhje e kandidatëve për gjykatën Kushtetuese u bë në fshehtësi

Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të patur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj.

3)Meta kishte të drejtë që e pezulloi afatin 30 ditor

Nën dritën e interpretimit të Komisionit të Venecias, “pezullimi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë që emërimi automatik të mos realizohej”.

4)Dvorani shkallmoi procedurën kushtetuese

Në këtë kontekst, sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

5)Anëtarët e Kushtetueses betohen vetëm tek presidenti

Pas konfliktit të fundit shumica socialiste votoi në parlament një ligj që i hiqte presidentit të drejtën kushtetuese për të organizuar betimin e gjyqtarëve. Venecia thotë se “anëtari [i Gjykatës Kushtetuese] nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës…Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”.

6)Meta veproi sipas kushtetutës, nuk mund të shkarkohet

Komisioni i Venecias, thekson se “veprimet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme. Për këtë arësye, nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Dhe ne fund ky nuk eshte drafti perfundimtar o lapsi,venecia do shikoje si do sillen palet dhe europa pastaj vjen dhe drafti perfundimtar i venecias,egzaltimi para kohe i sherben likes dhe shpures deri ne fund te marsit

    1. Ne 15 mars mdahet shapi o shpreseziu ti tek rilindja

      Ke plot qelbesira zyrokrat ne ambasada usa dhe be qe flasin si rilindja jote e dhembshur por profesionisti nuk e dhjet emrin e tij dhe reputacionin per valixhet e rames.

      Insitucionet serioze nuk flasin si e ema e fuges maj thanes…

      Te fala sandrit bucko

  2. Opinioni i Venecias ka vlere vetem per diskreditimin publik te nje qeverie tashme komplet te diskredituar. Problemi eshte qe ky eshte rreth vicioz, pasi nderkohe mazhoranca do vazhdoje perpekjet per te kapur gjykaten kushtetuese ne menyre qe kjo gjykate te rrezoje te perzgjedhuren e Metes edhe pse ne kundershtim me opinionin e Venecias. Kapja e Gjykates Kushtetuese eshte shume me e rendesishme se ruajtja e faqes per nje qeveri qe tashme e ka bere faqen bythe. Pse duhet t’i beje pershtypje opinioni i Venecias kur nuk i ben refuzimi i perseritur i statusit te vendit kandidat, raportet e OSBE-se per zgjedhjet qe jane me te zezat ne 30 vjet, apo deshtimet ne cdo klasifikim nderkombetar? Duhet te kemi parasysh qe kjo qeveri po mbijeton duke pasur 0 sukses ne vleresimet nderkombetare duke filluar nga PISA, tek raportet e DASH, Transparency International, Freedom House, Doing Business, GJEDNJ, Arbitrazhe etj. etj. etj. Per mos folur per rekordet e tmerrshme brenda vendit qe nuk ka variabel nderkombetare t’i kapi. Nese Meta rehatohet pas opinionit te Venecias, e ka per te zeze te vet dhe do perfundoje si Luli qe nuk ia var me njeri.

  3. Mender ne duam nje mut te madh shume te madh.
    Shyqyr qe nuk thane qe Venecia ben pjese ne mafian nderkombetare dhe sponsorizohet nga Sorosi dhe USA.
    Pse tani paska te drejte dhe me 30 qershor nuk kishte te drejte .
    Venecia e jep me vone draftin perfundimtar por qe betimi duhet bere para presidentit as qe diskutohet ,por jo para nje batakciu si Meta.
    Ky Mete palo burre duhet te iki vehte.
    Venecia do te heqi kete palacio cirku qe na merr poza si Isa Buletini por qe vjedh si Ali Pashai.

  4. Keshtu e kane shpellkaret salih e meta kur per to ka kritika ato jane te rrjedhur pleq,sapo jep nje gjykim te ndermjeten keta e quajne fitore dhe opa na behen engjell,ne fund te marsit do thone i bleu rama me leket e droges,dhe pastaj likja do shkoje te vila me 11 hale,kurse ju shpellkaret e salihut te zhgenjyer do ktheheni te lulushi

  5. Ky- i pa emri i -ridhjerjes-o rri me tre turne per te shkruar brockullat e tij o ha fekale ne -mergim-duke mos lene faqe pa ngrene .Rri or te shkerdhevshin -shpellaret-moter dhe grua-

  6. Sufllaqja kineze me lakuriq shpellkare e kane mbushur kete lapsin,nuk ju pranon njeri ne shtepi o ju qifshin Qente e pasterilizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *