• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool kthehet tek fitorja: Klopp përmbys Bournemouth për tetë minuta

F1, Sport, Video



Pas traumës së ndeshjeve të fundit, ku Liverpool mori tre humbje në katër ndeshje, skuadra e Klopp kthehet tek suksesi në Premier League, që nuk vlen për renditjen, por për moralin e lojtarëve, në prag të kthimit të Champions kundër Atletico Madrid. Fitore, por jo e lehtë, ai 2-1 me të cilin Red kaluan Bournemouth në sfidën e vlefshme për javën e 29 të kampionatit.

Një triumf me përmbysje për të kuqtë, të cilët, e panë veten në disavantazh në minutën e 9-të, falë golit të Uilson. Ishte Momo Salah ai i cili në minutën e 25-të barazoi shifrat, ndërkohë që në minutën e 33-të, Mane përmbys gjithçka, duke i siguruar fitoren e 27-të në kampionat skuadrës së Klop.

Ndërkohë, Arsenal iu fal golit të Lacazzette 12 minuta nga fundi, për të mposhtur West Ham në derbin e Londrës. Për të besuarit e Arteta tre pikë që e cojnë në vendin e 10, por nuk fshijnë problemet e këtij sezoni të Gunners. Edhe në ndeshjet e tjera fitore minimale për Crystal Palace 1-0 përballë Watford, rezultat që u përsërit edhe në Sheffield në fitoren e United përballë Norwich. Ndërsa fitoren e vetme në transfertë, po me këtë rezultat e mori Newcastle në Southampton.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Liverpool 2 – 1 AFC Bournemouth
Arsenal 1 – 0 West Ham United
Crystal Palace 1 – 0 Watford
Sheffield United 1 – 0 Norwich City
Southampton 0 – 1 Newcastle United
Wolverhampton Wanderers 0 – 0 Brighton & Hove Albion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *