• |
ide | kryesore

Video/ Simeone kursen lojtarët, por humb vendin e tretë: kundër Sevilla përfundon 2-2

Sport, Video



Ndeshje e luftuar në Wanda Metropolitano, që përfundon pa fitues mes dy skuadrave që pavarësisht kualitetit nuk arrijnë dot të kundërshtojnë supremacinë e Real Madrid e Barcelonës. E nisi mirë ndeshjen skuadra e Simeones, por pastaj u rrit gjatë minutave Sevilla: në të 16 skuadra e Lopetegui ka dy mundësi (Ocampos e Suso), ndërsa ajo Colchoneros vetëm një me Morata.

Duke shfrytëzuar momentin e mirë të Sevilla, në të 19 është de Jong që zhbllokoi rezultatin: Jordan shërbeu për sulmuesin që u harrua nga Savic e pastaj hollandezi nuk gaboi përballë Oblak. Atletico nuk dorëzohet e tentoi të reagojë me Saul nga goditja e dënimit, por duhet një penallti për ta kthyer në lojë. Në të 27′ Diego Carlos preku topin me dorë dhe Var sinjalizoi 11 metërsh, të cilin Morata nuk mund ta conte dëm, duke mundur Vaclik.

Nis e gjitha nga fillimi, por këtë herë kanë dominancë të besuarit e Simeones, që kërkojnë dhe e arrijnë avantazhin në të 36′ me Joao Felix: Koke rekuperoi topin dhe pasoi për portugezin, që mposhti me të majtën portierin, falë edhe devijimit të Koundé.

Ndeshja është me ritëm dhe Sevilla barazon në të 39′ kur Trippier e preku topin me dorë dhe Var vendosi penalltinë për andaluzianët. Përsipër e mori Ocampos, që shmangu Oblak me një të djathtë të pakapshme, që fiksoi shifrat 2-2. Turnoveri për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Liverpool i kushton Simeone vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *