• |
ide | kryesore

Zidane intrigon për të ardhmen: “Sot drejtoj Real, nesër kush e di, por Juve nuk më ka kontaktuar”

Sport



“Siguria për atë që do të ndodhë nuk ekziston. Sot jam trajner i Real Madrid por nesër mund të ndryshojë”. Në vigjilje të sfidës së La Liga kundër Betis, Zinedine Zidane nuk jep qartësi për të ardhmen. Sipas Daily Mail, tekniku francez është gati të largohet nga pankina e Blancos në verë për tu transferuar tek Juventus, që do ti ofronte një pagesë prej 8 milionë euro në sezon. “Juve apo Francën? Nuk më kanë telefonuar”, është përgjigjur Zidane ndaj pyetjes direkte.

“Unë po mendoj vetëm për Real Madrid – ka thënë Zidane në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes – Nuk di asgjë. Thuhen shumë gjëra. Ka rëndësi vetëm ajo që bëj cdo ditë, ndihem i mbështetur nga klubi, por e dimë si funksionon. Nuk ka siguri për atë që do të ndodhë”. Në Angli, nuk kanë dyshime: Zidane do të largohet nga Real, me të cilët ka një kontratë deri në 2022, për të vazhduar karrierën tek bardhezinjtë. Duke u kthyer si trajner, aty ku ka magjepsur si futbollist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *