• |
ide | kryesore

Burg për Ronaldinho: një peshqir rozë për të fshehur turpin e prangave

Sport



Ronaldinho duhet të qendrojë në burg bashkë me të vëllain, në Paraguay. Përdorimi i dokumentave false meriton këtë dënim, të shprehur nga gjykatësja Clara Ruiz Diaz, që ka aplikuar paraburgimin për të dy vëllezërit brazilianë, për një kohë që mund të shkojë deri në 6 muaj. Në proces, që zgjati më shumë se 6 orë, gjykatësja paraguajane vendosi të mbajë në burg ish-yllin e Selecao, bashkë me të vëllain.

Ish-sulmuesi i PSG, Barcellona e Milan u ndalua dy ditë më parë në Asunción, së bashku me të vëllain, për faktin se kanë hyrë në shtetin amerikano-jugor me një pasaportë false. Sot Gjykatësja Clara Ruiz Diaz vendosi për ta paraburgimin, që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *