• |
ide | kryesore

Covid-19/ Në Itali 133 viktima në 24 orë, kaos edhe nëpër burgje

Lajme, Të fundit



Rëndohet bilanci tragjik nga koronavirusi në Itali. Vetëm në 24 orët e fundit numërohen 133 viktima duke e çuar totalin në 366 persona të pajetë. Pjesa më e madhe janë nga Lombardia. Të prekurit numërohen tashmë në 6387. 662 janë personat e shëruar nga virusi, por 83 persona janë në terapi intensive.

Nga dita e hënë Alitalia ka vendosur të pezullojë të gjithë aktivitetin e saj nga aeroporti i Malpensës në Milano. Nga aeroporti Milano Linate do të punohet vetëm për linjat e brendshme ndërsa udhëtimet ndërkombëtare do të kalojnë nga Roma. Situata rrezikon të kthehet në kaotike pasi kanë filluar revoltat në burgje.

Një protestë e dhunshme u zhvillua në burgun e Modenës ku të drenuarit kërkonin masa shtesë për tu mbrojtur nga virusi. Tension edhe në burgun e Frosinones. Gjithësi autoritetet thonë se asnjë prej të dënuarve nuk ka mundur të arratiset. Jugu kërkon ndërprerje të udhëtimeve nga veriu ku është shpallur “zona e kuqe”.

“Virusi nuk është një shaka” – tha ministri italian i shëndetësisë duke apeluar për masa të ashpra ndaj atyre që tentojnë të dalin nga zona e kuqe. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. O debil i Kavajes po gjithcka me shqiptaret do ta lidhni? Mendoni se Shqiperia eshte qender e botes? Tifozllik per virusin…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *